gяαηιтι Thursday, 21 Nov 2024, 07:47:59
www.granitii.tk
Prej tani mund të na vizitoni në websitin e ri :
www.drenasichat.tk
Ju MirëPresim


Arshavin prish planet e Liverpoolit

Katër gola të shënuar nga Andrei Arshavin i kanë dhënë një pikë të Arsenalit në derbin e Ligës Premier përballë Liverpoolit në Anfield, që përfundoi me plot tetë gola (4-4), duke prishur kështu edhe planet e Rafa Benitez për të krijuar epërsi pikësh ndaj Manchester United. Megjithëse pak i vërejtur në pjesën e parë, kur shënoi njërin gol, rusi ishte i saktë në të gjitha rastet në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola të cilën goditën shpresat e Liverpoolit në garë për titullin e ligës. Megjithëse vendasit dominuan gjatë gjithë pjesës së parë, ishin topçinjtë ata të cilët krijuan epërsinë me anë të rastit të vetëm të pastër. Pas 35 minutash lojë, Mascherano humbi topin në afërsi të golit të Pepe Reina, dhe kapiteni Cesc Fabregas gjeti Andrei Arshavin, i cili dërgoi topin në rrjet me anë të shtyllës së sipërme.

Të kuqtë në anën tjetër patën disa raste shënimi, por që të gjitha u ndaluan nga mbrojtja londineze, ku shtylla më e fuqishme ishte portieri Luckaz Fabianski. Vendasit e filluan fuqishëm edhe pjesën e dyt, por kësaj here me më shumë fat. Katër minuta pas pauzës ishte Fernando Torres që barazoi rezultatin. Pas një reagimi të dobët të Sagna, Dirk Kuyt gjeti kokën e Torres, goditja e të cilit përfundoi në rrjetën e mysafirëve (49’).

Goli i sulmuesit spanjoll u dha zemër të kuqve të cilët shumë shpejt pas barazimin morën epërsinë. Pastrimi që bëri Gibbs arriti vetëm tek Kuyt, harkimi i të cilit u dërgua në rrjet nga Yossi Benayoun (55’).

Por, në momentin më të nevojshëm për topçinjtë doli në skenë sërish Andrei Arshavin, i cili shënoi edhe dy gola të tjerë, për të rikthyer epërsinë për Arsenalin.

Sulmuesi rus vodhi një top nga Arbeloa për të barazuar rezultatin në minutën e 67-të të ndeshjes, ndërsa pas tre minutash të tjera i solli edhe epërsinë Arsenalit me një goditje të bukur pas dështimit të mbrojtjes vendase të pastrojë topin para portës. Drama nuk pati të ndalur në Anfield, pasi vetëm dy minuta më vonë Fernando Torres shënoi golin e dytë të tij dhe të tretin për Liverpoolin.

Arsenali mori edhe një herë tjetër epërsinë (4-3), përmes askujt tjetër veç se Arshavin, i cili pranoi një top nga zëvendësuesi Theo Walcott, pas një kundërsulmi të shpejtë të topçinjve në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Por Liverpooli edhe një herë gjeti forcën për të barazuar, përmes golit të dytë të izraelitit Benayoun, që u shënua në minutën e katërt të minutave shtesë. Pika e fituar e ngrit Liverpoolin në krye të tabelës së Ligës Premier me 71 pikë, sa ka edhe Manchester United që nesër pret Portsmouth në Old Trafford. Arsenali vazhdon të mbajë pozitën e katërt me 62 pikë.


Bayern refuzoi 38 milionët e Realit për Riberyn

Krerët e Bayernit kanë refuzuar ofertën për futbollistin më të mirë, 26-vjeçarin francezin Franck Ribery, ka publikuar në gazetën madrilene AS-. Ofertën e kishte dërguar skuadra Real Madrid, e cila siç thuhet në këtë shkrim kishte peshuar hiq më pak se 38 milionë euro. Tash për tash drejtuesit e klubit bavarez e kanë refuzuar këtë ofertë, mirëpo menaxheri i francezit Alain Migliaccio tashmë është përgatitur që në kryeqytetin bavarez Munih që të nis bisedimet me punëdhënësit e Riberys. Kohët e fundit mediat gjermane dhe spanjolle gjithnjë e më shumë Riberyn e ka lidhur më shumë me Barcelonën, pasi që njëherë vet Ribery kishte deklaruara se “nuk di cili lojtar nuk do të dëshironte të luajë për Barcelonën”. Gjithnjë sipas informatave që kjo gazetë, për lojtarin, të cilin në verë e sollën nga Marseille për 25 milionë euro gjermanët kanë kërkuar dyfishin e kësaj shume (50 milionë).


Flamini: Adebayor do të ishte i nevojshëm për Milanin

Mesfushori francez Mathieu Flamini thotë se Emmanuel Adebayor do të ishte një përforcim i madh për Milanin. Ish-lojtari i Arsenalit e llogarit Adebayorin si njërin prej sulmuesve më të mirë në botë. “Ai është një sulmues i shkëlqyeshëm dhe nëse vjen në Milan do të ishte një përforcim i madh për ne. Adebayor ishte i fuqishëm që kur erdhi në Arsenal, por përparoi shumë edhe atje dhe u shndërrua në një prej sulmuesve më të mirë në botë”, ka thënë Flamini, Adebayor shpesh është lidhur me një kalim tek Milani, por duket e vështirë që Arsene Wenger ta pranojë largimin e tij.


Vazhdojnë problemet për Arsenalin

Arsenali do të jetë pa dyshen sulmuese Robin van Persie dhe Emmanuel Adebayor në derbin e të martës mbrëma kundër Liverpoolit. Të dy lojtarët ishin zëvendësuar pas pjesës së parë në ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup kundër Chelseat të shtunën, dhe tani duket se do të mungojnë në udhëtimin në Anfield. Pritet që në sulm të startojë sulmuesi kroat Eduardo, i cili është përfshirë në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Liverpul, ndërsa edhe mbrojtësi Bacary Sagna pritet të jetë në fushë. Polaku Lukasz Fabianski do të qëndrojë në portë, pasi që Manuel Almunia do të mungojë së paku deri të shtunën. Ndërsa trajneri Arsene Wenger nuk mund të llogarisë as edhe te mbrojtësit Gael Clichy, William Gallas dhe Johan Djourou.


Everton-Chelsea ne finale te kupes FA!

Skuadra e Evertonit ka siguruar finalen e Kupës FA, pasi i ka eliminuar Kampionët e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, Manchester United. Takimi zhvilluar të dielën në Wembley, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Evertonit, përfundoi pa gola edhe pas vazhdimeve, ndërsa fituesin është dashur ta vendosin penalltitë. Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, skuadra e dytë nga Liverpuli doli më e suksesshme duke siguruar finalen e Kupës FA ku do të përballet me Chelsean. Nga pika e bardhë për Djajtë e Kuq dështuan Dimitar Berbatov dhe Rio Ferdinand, ndërsa për Evertonin nuk shënoi vetëm Tim Cahill.


Derbi Italian pa fitues!


Ndeshja kryesore e sezonit, Derby d’Italia, e zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërmjet rivalëve të përbetuar të Serie A, Juventusit dhe Interit, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1. Kampionët e Italisë e filluan ndeshjen me dhjetë pikë diferencë nga Zonja e Vjetër, që do të thoshte se vetëm fitorja e Bianconerëve, mund të mbante ndoshta ende gjallë shpresat për ndonjë mrekulli për ta fituar Scudetton, cilido rezultat tjetër i jepte fund ëndrrës edhe ashtu të zbehtë të Juventusit. Gjysma e parë e ndeshjes u zhvillua me një ritëm energjik që rrallë shihet në futbollin italian, mirëpo përkundër lojës aktive nuk pati gola. Rastin më të mirë në 45 minutat e para e pati Mario Balotelli (11’), kur gjuajtjen e tij e largoi pranë vijës fatale mesfushori i Juves, Tiago. Një shans shumë të mirë për skuadrën vendase e pati Marchionni (33’), i cili dështoi të shënonte përballë Julio Cesar. Edhe pse Juventusi pati iniciativën në pjesën më të madhe të gjysmës së parë, një rast tjetër shumë të mirë e pati Luis Figo, i cili u ndal nga portieri Buffon (39’). Përkundër disa rasteve tjera, sidomos të vendasve, skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes. Fraksioni i dytë i lojës pati një ritëm më të plogësht nga ana e të dyja skuadrave, megjithatë pikërisht në këtë pjesë u panë gola. Pas një superaksioni të zikaltërve: Ibrahimovici hapi lojën te Muntari, ky i fundit pasoi te SuperMario Balotelli, i cili e mposhti Buffonin (64’). Pas golit të pësuar nervat e Bianconerëve lëshuan dhe pas dy ndërhyrjeve radhazi të Tiagos, gjyqtari i lojës tregoi karton të kuq (76’) duke e lënë Juven me një lojtar më pak në fushë. Megjithatë mungesa e një lojtari nuk u vërejt aspak te vendasit, të cilët ishin dominues në minutat e mbetura të ndeshjes, me ç’rast nuk lejuan të turpëroheshin para tifozëve të vet. Ishin minutat e fundit të ndeshjes (90’+1), dhe pas një goditje nga këndi për Juventusin, më së larti kërceu mbrojtësi Zdenek Grygera, i cili shënoi në portën e Julio Cesar, për të çuar në këmbë të gjithë të pranishmit në stadium. Si do që të jetë, ky barazim i konvenon më shumë Interit, sepse kaloi edhe një javë dhe zikaltrit janë sërish dhjetë pikë para bardhezinjve.


Chelsea në finale të FA Cup
Gjysmëfinalja e parë e Kupës FA e zhvilluar të shtunën në Wembley, ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat, ka përfunduar me fitoren e Bluve me rezultat prej 2-1. Topçinjtë ishin skuadra e parë që hapi rezultatin me anë të Theo Walcott (18’)

Megjithatë të zgjedhurit e Guus Hiddink u treguan të vendosur duke arritur ta përmbysin këtë rezultat. Në minutën e 33-të, Blutë i barazuan shifrat me anë të mesfushorit Florent Malouda dhe ishte ky rezultati i pjesës së parë.

Gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt, në skenë doli i rikthyeri në formë, Didier Drogba, i cili e dënoi Arsenalin me golin e fitores që e dërgon Chelsean në finale të FA Cup

Chelsea do të ndeshet me fituesin e përballjes Manchester United-Everton qe zhvillohet neser ne ora 17:00.


Wenger: Mund ta blinim Drogbën për 100.000 funte

Në prag të ndeshje gjysmëfinale për kupën FA Cupa me Chelsean në Wembley menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger ka zbuluar se më 2002. ka pasur rastin ta blejë sulmuesin e Chelseat Didier Drogbën shumë lirë. "E kemi shikuar Drogben se i po luan dhe Le Mans e kishte vënë një çmim prej 100.000 funte. Por, atëherë kemi menduar se ende nuk është i gatshëm për Premier ligë. Mbase liga ka qenë e dobët atëherë dhe në të vërtet ne kishim Thierry Henryn" ka thënë Wenger për Sun.


Liverpool pa Gerradin kundër Arsenalit?

Sipas tabloidit britanik "The Sun", Liverpooli do të luajë në mungesë të simbolit Steven Gerrard në takimin derbi të Ligës Premier, të martën kundër Arsenalit në Anfield. Mesfushori anglez mungoi në ndeshjen mjaft të rëndësishme të Ligës së Kampionëve, ku Liverpooli u eliminua nga Chelsea, ndërsa mungesa edhe kundër Topçinjve, do të jetë një goditje e madhe për Të Kuqtë, të cilat janë në garë për ta fituar titullin kampion të Anglisë. Sipas të njëjtit burim, 28- vjeçari mund të mungojë edhe në takimin e Liverpoolit kundër Hull Cityt në fundjavën e ardhshme.


PSV bëhet me trajner te ri

Skuadra e ligës së parë holandeze në futboll PSV Eindhoven ka nënshkruar të premten marrëveshjen trevjeçare me trajnerin Fred Ruten, i cili muajin e kaluar ishte shkarkuar nga skuadra gjermane e Shalkes. Holandezi 46-vjeçar, pas marrjes së postit, tha se ndihet shumë mirë në skuadrën e PSV-së, të cilën e ka drejtuar disa herë në periudhën ndërmjet viteve 2001-2006. Ai në këtë post do të zëvendësojë Dvajt Ldeveges, i cili përkohësisht kishte drejtuar skuadrën qëkur Hub Stevens në janar pat dhënë dorëheqje për shkak të lojërave të dobëta dhe mos pajtimeve me lojtarët kryesorë. PSV aktualisht renditet në vendin e pestë në ligën holandeze, pa shanse që ta arrijë Alkmarin, i cili sivjet do të mund të fitojë titullin e dytë me radhë nëse gjatë këtij vikendi mposht Vitesen.


Suksese të skuadrave gjermane dhe ukrainase ne Uefa Cup!

Takimet kthyese çerekfinale të Kupës UEFA që u zhvilluan të enjten mbrëma i karakterizuan skuadrat nga Ukrajina, Dynamo Kyiv dhe Shakhtar Donetsk që mënjanuan ekipet franceze, Paris S.G. përkatësisht, Marseille. Dinamo pas barazimit pa gola në “Parkun e Princave” arriti në ndeshjen e kthimit të mposht bindshëm PSZH (3:0), derisa Shakhtar Donetsk shënoi edhe fitoren e dytë kundër Marseille. Kësaj radha ukrainasit fituan në “Veledrome” me rezultat 2:1. Manchester City arriti të mposht Hamburgun me rezultat 2:1, mirëpo në gjysmëfinale kaluan gjermanët në saje të fitores në Hamburg 3:1. Në “Friuli” u shënuan madje 6 gola në takimin Udinese – Verder (3:3). Vendësit luajtën mjaft mirë ne 45 minutat a e parë duke anuluar epërsinë e gjermanëve nga ndeshja e parë (1:3). Mirëpo në vazhdim skuadra nga Bremeni me golat e Diegos (60) dhe Klaudio Pizarros (73) arriti të barazoi dhe në saje të fitores 3:2 në shtëpi me rezultatin e përgjithshëm (6:4) u plasua në gjysmëfinale.
Dynamo Kyiv 3 - 0 Paris S.G.(ndeshje e para 0:0)
Manchester C. 2 - 1 Hamburger SV (1:3)
Marseille 1 - 2 Shakhtar Donetsk(0:2)
Udinese 3 - 3 Werder Bremen(1:3)


Adebayor vjen nëse largohet Kaka

Përkundër çmimit të lartë, sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, vazhdon të mbetet në planet e presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi. “The Daily Mail” njofton se nëse Rossonerët e shesin superyllin e tyre, Ricardo Kaka, ata do të shfrytëzojnë një pjesë të parave për ta transferuar në San Siro sulmuesin nga Togo, për të cilin Arsenali fillimisht kërkon 35 milionë funte. Kaka është i kërkuar nga Real Madridi, Chelsea dhe Manchester City, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë shuma marramendëse për ta transferuar brazilianin. Ndërsa me ardhjen e Florentino Perezit në krye të Realit, braziliani sipas të gjitha gjasave do ta veshë fanellën e Lso Blancos.


Walcott: Unitedi duhet t’i frikësohet Arsenalit

Theo Walcott thotë se kampionët e Manchetser United duhet të jenë të shqetësuar për përballjen me Arsenalin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi që Topçinjtë janë përplot vetëbesim. “Vetëbesimi ekziston te të gjithë lojtarët. Ndjejmë se të gjitha skuadrat na kanë frikën porsa shkelim në fushë. Është kënaqësi të luash kur gjërat ndodhin kështu”. “Po luajmë futboll të bukur dhe po shënojmë gola nga të gjitha pozitat. Po mbrohemi po ashtu mirë. Edhe pse kemi lojtarë të lënduar ne po mbahemi shumë mirë”. “Do të jetë vështirë kundër Unitedit, mirëpo ne luajmë kundër tyre shpesh në Ligën Premier dhe kemi qenë të suksesshëm në përballje me ta”. “Ata janë skuadra më e mirë në botë, mirëpo kur ne t’ia fillojmë groposjes, edhe ata do të bien poshtë. Nëse luajmë me stilin tonë të lojës, mund ta mposhtim secilën skuadër në botë”, ka thënë Walcott për “The Times”.


Pires: Dëshiroj që Arsenali të shkojë deri në fund

Adhuruesit e Arsenalit në stadiumin Emirates me ngrohtësi e kanë pritur mesfushorin e Villarrealit 35-vjeçarin Roberto Pires në ndeshjen e kthimit të Ligës së kampionëve. Francezi ka luajtur në Emirates që nga viti 2006 dhe pas 6 stinorëve të suksesshëm në Arsenal kaloi në radhët e Villarrealit, mirëpo edhe pse humbi skuadra e tij ai është i lumtur për ish skuadrën e tij. "Personalisht shikuar nuk kisha menduar se do të me prisnin aq ngrohtë, ndaj i dëshiroj Arsenalit që të shkojë deri në fund e pse jo edhe të fitojë Ligën e kampionëve", ka thënë Pires.


Deco ka frikë nga Messi

Mesfushori i Chelseat, Deco, mendon se ish-ekipi i tij, Barcelona, është favorit në përballjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e ka në radhët e veta një lojtar si Lionel Messi. Edhe krahas asaj që Cristiano Ronaldo e fitoi çmimin e Lojtarit më të Mirë të Vitit, shumica mendojnë se Messi megjithatë është më i mirë në botë. Një nga ta është edhe Deco, i cili i njeh mirë kualitetet e argjentinasit dhe e din se kërcënimi kryesor për Chelsean vjen pikërisht nga Messi. “Është vështirë të thuhet se cili ekip është më i mirë, pasi të dy kanë lojtarë të shkëlqyeshëm. Por mendoj se Barcelona ka përparësi pasi e ka Messin. Ai është një futbollist i cili mund të bëjë dallimin më shumë se të gjithë të tjerët në fushë”, thotë mesfushori portugez.


Wenger: Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është tepër i kënaqur nga futbollistët e tij, të cilët mbrëmë shënuan fitore bindëse prej 3-0 ndaj Villarrealit. “Mendoj se luajtëm për të fituar. Ishte një ekip shumë ofensiv. Luajtëm shkëlqyeshëm kundër ekipit i cili mirë e mbante topin. Secilën herë e fitonim topin sërish, i shfrytëzonim pasimet dhe shpejtësinë dhe krijuam shumë probleme me këtë”, ka thënë Wenger pas ndeshjes së mbrëmshme. “Jam i impresionuar me kualitetin e ndeshjes dhe me shpejtësinë. Kishim vetëbesim dhe kjo është meritë e progresit të ngadalshëm të cilin e kemi nga ndeshja në ndeshje në kampionat”, shton francezi.


Pellegrini: Arsenali ishte superior

Trajneri i Villarrealit, Manuel Pellegrini, ka pranuar se ekipi i tij është mposhtur me meritë nga Arsenali në ndeshjen e mbrëmshme të kthimit të çerekfinales së Ligës së Kapionëve. Arsenali shënoi fitore 3-0 në Emirates, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-1 (rezultati i ndeshjes së parë ishte 1-1), dhe do të ketë kundërshtar të radhës Manchester United. “Ata ishim ekipi më superior dhe ne u dominuam në stadium. Pjesa e parë ishte më e balancuar dhe ishte një garë e hapur deri kur rezultati u bë 2-0, pastaj ata filluan të kenë avantazhin në fushë”, ka thënë Pellegrini. “Ekipi dha më të mirën në ndeshje dhe duhet të kemi parasysh lëndimet që kemi, derisa ata i kishin të rikuperuar të gjithë lojtarët. Duhet të rikthejmë fokusin në ligë tash”, ka shtuar më tej kiliani.


Gjysmëfinalja angleze: Arsenal vs.Manchestet United
VS
Arsenali kalon me lehtësi Villarrealin
Topçinjtë kanë shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Villarrealit në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke siguruar përballje me kampionin në fuqi, Manchester United, në gjysmëfinale të kësaj gare më të famshme evropiane. Arsenali u tregua i kujdesshëm në mbrojtje gjatë kësaj ndeshje dhe shfrytëzoi mirë rastet për shënim, duke u kualifikuar kështu me rezultat të përgjithshëm 4-1, pas dy ndeshjeve. Edhe pse mysafirët kishin mbajtjen e topit lehtësisht më të lartë, ishin mysafirët ata që dominuan në raste dhe në epërsi në pjesën e parë të ndeshjes. Rezultati u hap pas vetëm 11 minutash lojë, kur Theo Walcot nuk fali për të shënuar një gol të bukur nga afërsia pas një loje të mirë të Emmanuel Eboue dhe Cesc Fabregas.

Arsenali pati edhe një rast në minutën e 26-të, por goditja e lirë e Van Persiet u mbrojt nga Lopez, ndërsa Adebayor dështoi të gjejë rrjetën nga topi i rikthyer. Villarreali pati po ashtu raste, përfshirë një goditje të Diego Godin në minutën e nëntë që u mbrojt nga portieri Lukasz Fabianski, dhe një tentim tjetër i ish-topçiut, Robert Pires, goditja e të cilit u devijua jashtë porte nga Song. Arsenal filloi në mënyrë të shkëlqyeshme edhe në pjesën e dytë. Pas një ore lojë ishte Emmanuel Adebayor ai që dyfishoi epërsinë për topçinjtë pas një asistimi të shkëlqyer nga Robin van Persie.

Ishte goli i 16-të i sulmuesit nga Togo në të gjitha garat. Shumë shpejt u shuan gjitha dyshimet rreth ekipit që do të kualifikohet në gjysmëfinale, pasi gjashtë minuta pas dyfishimit të rezultatin për topçinjtë u akordua një penalti, pas faulimit të Theo Walcott në zonën e rreptësisë nga Godin. Nga pika e bardhë i saktë ishte holandezi Van Persie, që shoi shpresat e spanjollëve për ndonjë mrekulli, sidomos pas përjashtimit nga loja edhe të Eugen me kartonin e dytë të verdhë, për shkak të reagimit ndaj penaltisë së akorduar.

Arsenali do të jetë pjesë e gjysmëfinales angleze të Ligës së Kampionëve, pasi do të përballet me Manchester United.
ManUtd me mund te madh shkon me tej
Ndeshja kthyese çerekfinale e Ligës së Kampionëve e zhvilluar në Estadio do Dragao, ndërmjet Portos dhe Manchester Unitedit, ka përfunduar me fitoren minimale të Djajve të Kuq, të cilët me këtë fitore janë kualifikuar në gjysmëfinale. Takimi i parë i zhvilluar në Old Trafford përfundoi me rezultat të barabartë, 2-2, prandaj kampionët në fuqi i kualifikonte cilado fitore, apo cilido barazim me më shumë se tre gola, ndërsa rezultati i njëjtë (2-2) i dërgonte skuadrat në vazhdime. Djajtë e Kuq e filluan ndeshjen furishëm duke qenë kërkues të golit që në minutat e para dhe shumë shpejtë e arritën qëllimin e tyre. Ishte lojtari më i mirë në botë për sezonin e kaluar, Cristiano Ronaldo, i cili gjuajti nga një distancë prej afro 27 metrash, duke shënuar një supergol në portën e portierit Helton (6’).

Pas golit të pësuar vendasit e morën e veten dhe për disa minuta krijuan presion para portës së Van der Sarit, mirëpo përveç disa rasteve të pakonkretizuara, ata nuk arritën të bëjnë asgjë. Nga ana tjetër, në minutat e fundit të gjysmës së parë, Porto ka mundur të ndëshkohet sërish, nëse Vidic do të ishte më i saktë në portën e zbrazët (43’), por serbi gjuajti mbi portë. Sido që të jetë pjesa e parë përfundoi me avantazh minimal të Djajve të Kuq, rezultat i cili i dërgonte kampionët në gjysmëfinale. Minutat e para të fraksionit të dytë të lojës ishin të zbehta sa i përket rasteve duke qenë se United e dëshironte këtë rezultat, ndërsa vendasit nuk mund të organizoheshin para portës mysafire. Megjithatë në njëzet minutat e fundit të ndeshjes Porto pati iniciativë të plotë, por lojtarët vendas nuk mundën ta thyenin mbrojtjen e pathyeshme të Djajve të Kuq, e cila me kthimin e Rio Ferdinand, ishte e pakalueshme. Portos do t’i mjaftonte një gol që të vazhdonte më tutje, mirëpo këtë nuk e bëri dhe u eliminua.


Roma do ta largojë Baptistan?

"Corriere dello Sport" njofton se aventurës së Julio Baptistas te Roma mund t’i vijë fundi, pasi që Giallorossët janë të gatshëm të pranojnë oferta për shitjen e tij, nëse nuk arrijnë ta sigurojnë një vend për Ligën e Kampionëve. Kryeqytetasit aktualisht janë në pozitën e gjashtë, tetë pikë larg pozitës së katërt të cilën e mban Genoa, kur kanë mbetur edhe shtatë javë deri në fund të Kampionatit. Moskualifikimi i skuadrës në Ligën e Kampionëve do t’i detyrojë romakët të largojnë disa nga lojtarët të cilët i kanë pagat e larta, dhe njëri prej tyre është braziliani Baptista, i cili fiton 3 milionë euro në sezon.


Adebayor shumë i shtrenjtë për Milanin

Milani është duke menduar të gjejë ndonjë sulmues tjetër për të transferuar në afatin kalimtar veror, pasi që Emmanuel Adebayor është shumë i shtrenjtë për Rossonerët. “Il Corriere Dello Sport” njofton se kuqezinjtë janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, mirëpo çmimi i Adebayor (30 milionë euro) ua kufizon mundësitë Rossonerëve për transferimin e tij. Meqenëse Milani ka nevojë të domosdoshme për një sulmues, zëvendëspresidenti Adriano Galliani është duke shqyrtuar mundësitë tjera, ndërsa në listën e tij është Claudio Pizarro i Chelseat (i huazuar te Werder Bremeni) dhe sulmuesi i Sevillas, Frederic Kanoute.


Gjysmëfinalja e parë:Barcelona vs. Chelsea

Superdueli anglez në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit, i zhvilluar të martën mbrëma në Stamford Bridge ka përfunduar me rezultat të barabartë 4-4, me ç’rast skuadra e Chelseat do të vazhdojë garën në gjysmëfinale. Ndeshja e parë e zhvilluar në Anfiled kishte përfunduar me fitoren e Chelseat me rezultat 3-1, dhe ishte e qartë se Liverpooli do të jetë skuadra e cila do ta kërkojë fitoren. Të dyja skuadrat e zhvilluan ndeshjen në mungesë të dy kapitenëve. Te Blutë mungoi John Terry, ndërsa te Të Kuqtë, Steven Gerrard. Ndeshja filloi me një përqendrim të madh nga të dyja skuadrat dhe nuk u pa asnjë rast deri në minutën e 13-të, kur pas një aksioni të bukur të Liverpoolit, Fernando Torres gjuajti mbi portë. Chelsea reagoi menjëherë (14’) me anë të Frank Lampard, i cili gjuajti shumë afër portës nga gjuajtja e lirë, dhe ky ishte rasti i vetëm i vendasve për t’u përmendur. Në minutën e 19-të musafiret kaluan në epërsi pas një gjuajtje të lirë, të cilën në mënyrë maestrale e shndërroi në gol Fabio Aurelio. Të Kuqtë dyfishuan rezultatin me anë të Xabi Alonsos (28’), i cili e mposhti portierin Cech nga pika e bardhë pas një ndërhyrje të gabuar të serbit Ivanovic. Deri në fund të 45 minutave të para, Blutë krijuan presion para portës së Liverpoolit, por madje edhe inkuadrimi i Nicolas Anelkas (36’) nuk solli asnjë ndryshim në rezultat. Atë që nuk e bëri në pjesën e parë, Anelka e bëri në të dytën. Në minutat e para të gjysmës së dytë të lojës (51’), pas një krosimi të ulët të francezit, shumë dobët reagoi portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, i cili e shtyri topin në rrjet, për ta ngushtuar epërsinë në 2-1. Pas golit të parë, Blutë morën zemër duke krijuar presion përpara portës mysafire, dhe derisa gjuajtja e lirë e Didier Drogbas ishte shumë afër portës (55’), gjuajtja tjetër e mbrojtësit Alex përfundoi në rrjet (57’). Shpresat e Liverpoolit i zbehi kapiteni i Chelseat në këtë ndeshje, Frank Lampard, i cili pas një depërtimi të Didier Drogbas, shënoi golin e epërsisë për Blutë (76’). Megjithatë, mysafirët vazhduan të tregohen luftarakë në fushë duke mos u dorëzuar. Lucas Leiva barazoi rezultatin në 3-3 (81’), ndërsa Dirk Kuyt kaloi sërish Liverpoolin në epërsi (82’) duke shënuar golin e katërt për mysafirët. Për t’i dhënë fund pyetjes së gjysmëfinalistit nga kjo përballje u kujdes mesfushori anglez, Frank Lampard, i cili me golin e dytë personal në këtë ndeshje (89’) barazoi rezultatin në 4-4, rezultat i cili e vë Chelsean përballë Barcelonës në gjysmëfinale. Takimi tjeter i zhvilluar në Allianz Arena ndërmjet Bayern Munichut dhe Barcelonës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. Me këtë rezultat Barcelona vazhdon garën në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm prej 5-1, duke pasur parasysh se takimi i parë i zhvilluar në Camp Nou përfundoi me fitoren e katalunasve prej 4-0. Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet bavarezëve dhe blaugranëve nuk tregoi diçka të veçantë, pasi që përfundoi pa gola. Mirëpo, porsa filloi pjesa e dytë (47’), francezi Franck Ribery tregoi mjeshtrinë e tij duke krijuar epërsinë për bavarezët. Megjithatë, Barcelona nuk qëndroi duarkryq dhe e barazoi rezultatin pas një gjuajtje të fuqishme të Seydou Keitas (73’).


Bayerni kërkon Arsene Wengerin

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, planifikon të bëjë një ofertë për menaxherin e Arsenalin, Arsene Wenger. Daily Mail ka shkruar se Bayerni përgatitet t’i ofrojë francezit marrëveshje të vlefshme 5 milionë funte në vit me mundësinë që ai të rekrutojë lojtarë francez dhe afrikan, në mënyrë të njëjtë siç vepron edhe në Arsenal. Ai po ashtu do të mund të përkrahet edhe me para kesh për të financuar kontratat dhe nënshkrimet e emrave të mëdhenj. Wengeri është njohur për besnikërinë e tij ndaj klubit, pasi më herët ka refuzuar edhe oferta të Real Madridit dhe Barcelonës. Ai është ende nën kontratë me Arsenalin deri në vitin 2011 dhe së fundi ka bërë të ditur se do të përgatitet për vazhdimin e kontratës
.

Gallas mbyll sezonin para kohe

Telashe te medha per skuadren e Arsenal qe ka hedhur nje hap drejt gjysmefinales se Champions League. Skuadres se Arsene Wenger do t’i duhet ta vazhdoje sezonin pa shtyllen e mesfushes, William Gallas. Ne ndeshjen e pare cerekfinale kunder Villareal te mbyllur ne barazim 1-1, francezi u perplas me italianin Rossi por ne momentin e pare u mendua se nuk kishte asgje serioze per te. Mjeket kane kryer menjehere rezonancen manjetike dhe kane dale ne perfundimin se Gallas ka pesuar nje frakture te madhe ne ligamentin e gjurit. Sezoni per te ka marre fund dhe Arsenal duhet ta vazhdoje rrugetimin pas ish kapitenin.


Henry: Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

Pasi ka fituar titujt e ligave, kupat vendore, si dhe Kupën Botërore dhe Kampionatin Evropian, ylli francez tash dëshiron ta shtojë edhe një trofe të suksesshëm në listën e tij të arritjeve. Thierry Henry ka zbuluar se ambicia e tij kryesore është të fitojë Ligën e Kampionëve, por është i vetëdijshëm se së pari duhet të fokusohet të ndihmojë Barcelonën të eliminojë kundërshtarin e vështirë, Bayernin e Munichut. “Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve. Është një garë të cilën kurrë nuk e kam fituar dhe ende jam i ngazëllyer pas saj. Të jem i sinqertë, jam i kënaqur që shmangëm Arsenalin, pasi është një ekip me të cilin nuk dua të përballem”, ka thënë Henry. “Por e di nga e kaluara se sa vështirë është të mposhtësh Munichun. Kur kaloni në çerekfinale të gjitha ekipet kundërshtarë janë shumë të vështira dhe Bayerni është një prej më të mëdhenjve në Evropë”. “Ka lojtarë të cilët mund ta vendosin ndeshjen. E dimë se Miroslav Klose është i lënduar por ata kanë edhe Luca Tonin, Bastian Schweinsteiger dhe, mbi të gjitha Riberyn, Lionel Messin e Bayernit”, ka shtuar francezi.


Mourinho: 4 blerje per nje skuader te forte

Jose Mourinho flet serish per merkato, duke ia bere te qarte presidentit Moratti se skuadra qe ka ne mendje nuk eshte kjo qe drejton aktualisht. Tekniku i Interit kerkon qe skuadra te permiresohet ne te gjitha repartet, pavaresisht sforcimit ekonomik te shoqerise. “Per te arritur ne nivele te larta na duhet nje mbrojtes, dy mesfushore dhe nje sulmues”, shprehet portugezi, duke theksuar se sulmuesi i Udinezes, Quagliarella eshte nje prej objektivave te merkatos se veres. “Eshte i zoti sepse sulmon ne thellesi te zones, kap kohen e duhur dhe eshte shume i veshtire per t’u markuar”, vijon Mou. Tekniku nuk harron t’i kujtoje presidentit se nuk ka ndryshuar mendje per freskimin e grupit me emra te rinj si, Obi Mikel i Chelsea apo Diaby i Arsenal. “Skuadra nuk ka nevoje per nje revolucion, por kemi nevoje te forcohemi ne te gjitha aspektet e sektoret”, nenvizon “Special One”, duke lene te kuptohet se Inter do zhvilloje nje merkato agresive edhe gjate kesaj vere.


Kaka i thotë "po" Florentino Perezit

Mediat spanjolle përcjellin lajmin se mesfushori i Milanit, Kaka, i ka dhënë pëlqimin kandidatit për president të Real Madridit, Florentino Perez, për transferim në klubin spanjoll. Emri i Kaka sërish është pjesë e thashethemeve rreth të ardhmes së tij dhe edhe njëherë është lidhur me kalim tek Reali i Madridit. Pas deklaratave të Kaka se nuk është në raporte të mira me drejtuesit e Milanit për shkak të mënyrës se si është trajtuar lëndimi i tij, spekulimet për largim të tij nga San Siro sërish janë bërë aktuale. Marca ka shkruar se Kaka tashmë i ka thënë “po” Florentino Perezit për kalim në Real Madrid. Spekulohet se klubi mbretëror tashmë e ka caktuar edhe vlerën e dëmshpërblimit me Milanin, e cila thuhet të jetë rreth 60 milionë euro.


Kanoute nënshkruan kontratë të re me Sevillan

Sulmuesi i kombëtares së Malit, Frederick Kanoute, është pajtuar të nënshkruajë kontratën e re me klubin e Sevillas. Sulmuesi raportohet se ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare me klubin spanjoll, duke iu dhënë fund kështu spekulimeve se ai mund të largohet. Për Kanoute së fundi interesim shprehu edhe Milani, ndërsa edhe vetë lojtari tha se do për të ishte nder të luajë për rosonerët.


Silvestre: Arsenali do të jetë sfidues në sezonin e ardhshëm

Mbrojtësi i Arsenalit, Mikael Silvestre, është i bindur se topçinjtë do të mund të jenë pretendentë në të gjitha frontet në sezonin e ardhshëm. “Ata janë më të mirë se kur arrita unë. Të gjithë lojtarët janë përmirësuar në secilën pjesë. Ka qenë një progres shumë i mirë”, ka thënë Silvestre. “Kemi filluar të besojmë se do të mund të sfidojmë sezonin e ardhshëm. Nëse bazohemi në këtë sezon, që ende nuk ka përfunduar, ka shumë arsye për të menduar se duhet të sfidojmë titullin që nga dita e parë”. “Duhet të bëni një fillim të mbarë, sigurisht, pasi të gjitha ekipet nxjerrin pikë. Sapo humbi dy apo tre pikë, diferenca bëhet e madhe”, ka shtuar francezi
.

Nuk planifikoj te shkoj ne Real

Futbollisti i ekipit të Premier Ligës angleze, Arsenal Cesk Fabregas, ka thënë se nuk planifikon që të shkojë në Real Madrid, edhe pse ka biseduar me ish-presidentin e klubit spanjoll Ramon Kalderon. Fabregas ka thënë të martën se ka biseduar përmes telefonit me ish-presidentin e Realit, i cili, siç transmetojnë mediat spanjolle, ka dashur të verifikojë se si po përparojnë negociatat rreth huazimit. “Është e vërtetë që Kalderon më ka kontaktuar personalisht - kemi biseduar me telefon, sepse ka dashur të dëgjojë se si po përparojmë në Angli. Por, kurrë nuk i kam premtuar se do të nënshkruaj për Realin, dhe një gjë të tillë e kanë bërë edhe agjentët e mi. Unë e mbaj fjalën dhe konfirmoj se asnjëherë asnjë klubi nuk i kam dhënë shkas që të besoj] se do ta lëshojë Arsenalin”, ka thënë Fabregas. Reprezentuesi i Spanjës ka thënë se është i nderuar me interesimin e drejtuesve të Real Madridit, por megjithatë do të qëndrojë në Angli. “Ky është kompliment i madh për mua, sepse një nga klubet e mëdha ka shprehur interesim. Por, unë jam lojtar i Arsenalit dhe kam marrëveshje valide deri në vitin 2014”, ka shtuar Fabregas. Fabregas nga viti 2000 deri më 2003 ka luajtur për ekipin e juniorëve të Barcelonës, prej nga ka shkuar në Arsenal. Për ekipin londinez ka luajtur 219 takime, dhe ka shënuar 27 gola. Për reprezentacionin e Spanjës, me të cilën ka fituar Kampionatin Evropian vitin e kaluar, ka luajtur në 37 ndeshje dhe ka shënuar një gol.


Laporta dëshiron Fabregasin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, beson se kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, do të ishe një plotësim i shkëlqyeshëm për klubin e tij dhe shpreson se një ditë ai do të veshe fanellën e klubit katalanas. “Do të dëshiroja pa masë ta shoh Cesc në fanellën e Barcelonës, por mendimi i stafit teknik është ai që merret parasysh në vendime. Ne jemi të vetëdijshëm se ai është një lojtar i talentuar dhe e njeh në mënyrë të përkryer stilin e Barcelonës”, ka thënë Laporta. “Gjithçka mund të ndodhë, por stafi trajnues duhet të vendosë. Me siguri se ai do të adaptohej në sistemin tonë. Ai është një lojtar i rritur këtu, i cili është i lumtur në Arsenal dhe do të ishte mungesë respekti ndaj këtij klubi të flasim për këtë”, ka shtuar presidenti i klubit spanjoll.


Juventus arrin marrëveshje me Diegon?

"Tuttosport" njofton se Diego është pajtuar të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Juventusin me ç’rast do të fitojë një vlerë mesatare prej katër milionë eurosh për sezon (3.8 milionë në sezonin e parë dhe 4.6 milionë në të fundit).
Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, para disa ditësh zbuloi se bardhezinjtë do ta përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, ndërsa një ‘plejmejker’ ka qenë nevojë e domosdoshme e Zonjës së Vjetër.
E vetmja gjë e mbetur tani është marrëveshja me skuadrën e Werder Bremenit, me ç’rast Bianconerët do të mundohen t’i bindin gjermanët të heqin dorë nga ylli brazilian.

Akoma pa sponsor !

Klubi i futbollit Manchester United i ka dërguar kompanisë indiane “Tata Group” ofertën për kontratë sponsorimi, sipas të cilës emri i kësaj ndërmarrjeje do të gjendej në fanellat e kampionit aktual evropian.
Manchester United aktualisht ka aktualisht kontratë të vlefshme prej 100 milionë dollarë me kompaninë “AIG”, por kjo kompani sigurimesh nga Amerika ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë bashkëpunimin, i cili skadon në maj 2010.
Drejtuesit e skuadrës në janar i kishin dërguar një ofertë kompanisë tjetër indiane “Sahara Group”.
“Tata Group” merret me prodhimin e automobilave, por edhe me çelik, teknologjinë e informimit, komunikimin, çajin dhe hotelet.
Kandidatët për sponsor të fanellave të Manchester United janë edhe kompania ajrore nga Malajzia “Air Asia”, “Telekomi” nga Arabia Saudite dhe shoqata e sigurimeve britanike “Prudental”.
Kontratat e sponsorimeve përbëjnë rreth një të tretën e fitimeve të Manchester United.

Liverpooli ofron 16 mil.€ për Silvan

Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është duke përgatitur një ofertë prej 16 milionë eurosh për të tentuar transferimin e mesfushorit të Valencias, David Silva, gjatë afatit kalimtar veror.
Trajneri i Të Kuqve ka kërkuar shërbimet e Silvas edhe gjatë verës së kaluar, mirëpo çmimi i lartë që kërkoi Valencia (26.5 milionë euro) bëri që ai të hiqte dorë nga spanjolli.
Ndërsa tani duke llogaritur borxhet e mëdha që kanë Los Che, Benitez mendon se mund ta transferojë 23-vjeçarin në Anfield për një shumë më të vogël parash.

Manchester City, 4 emra luksi

Manchester City po pergatit nje ofensive te vertete per merkaton verore. Skauadra e manjateve te naftes mendon per te ardhmen edhe pa Kaka qe refuzoi nje oferte vertete te majme.
Grupi nga Abu Dhabi ka shenjestruar kater yje, duke filluar me John Terry dhe per te vazhduar me Thierry Henry, Roque Santa Cruz dhe Ribery. Ne dy pistat e para mendohet se skuadra e “Citizens” do ta kete mjaft te veshtire pasi Chelsea dhe Barcelona kane treguar se dine t’i mbajne xhevahiret e tyre.
Nderkohe, per sulmuesin e Blackburn, 17 milione sterlina do mjaftonin per ta marre ne skuader. Edhe ceshtja Ribery mund te luhet me shifrat pasi Bayern kerkon me shume se 32 milione, shume qe mund ta japin vetem pronaret e Manchester City.
Gjithesesi keto jane vetem projekte, pasi deri ne hedhjen e firmve do te duhet edhe shume kohe por edhe xhepa te thelle, gje e cila City-t nuk i mungon.

Inter interesohet per Eto'o

Mediat italiane shkruajnë se Interi do të përpiqet ta angazhojë sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’о duke përfshirë në ofertë mbrojtësin e majtë Maxwell.
Që të dy lojtarët kanë marrëveshje me klubet e tyre të cilat skadojnë në vitin 2010 dhe kanë paralajmëruar zgjidhjen e rasteve pas fundit të sezonit.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Barcelona dëshiron që sezonin e ardhshëm ta ketë në radhët e veta David Villan, së bashku me mesfushorin Frank Ribery.
Nëse kjo ndodh, sigurisht se Samuel Eto’o do të kërkojë të provojë fatin në ndonjë klub tjetër, edhe pse kamerunasi po kalon një sezon të shkëlqyeshëm tek Barcelona ku është golashënuesi më i mirë këtë sezon.
Sportmediaset.it shkruan se Interi do të përpiqet ta shfrytëzojë një situatë të tillë për t’i ofruar Eto’os të transferohet në Giuseppe Meazza.
Jose Mourinho tashmë ka paralajmëruar se është duke bërë plane për sezonin e ardhshëm në drejtim të krijimit të një Interi edhe më të fuqishëm. Eto’o është në krye të listës së dëshirave të portugezit.
Spekulohet se nerazurët do të përpiqen ta përfshijnë në marrëveshje edhe Maxwell, i cili është dëshirë e liderit të La Ligës, duke tentuar kështu ta zvogëlojnë shumën për transferimin e Eto’o

Ronaldinho mund të përfundojë tek City

Drejtuesit e Manchester Cityt janë duke vazhduar të monitorojnë situatën e Ronaldinhos tek Milani dhe mund të bëjnë përpjekje për të sjellë atë në Eastlands në fund të sezonit.
Lojtari nuk po arrin të gjejë vend në formacionin e parë të Carlo Ancelottit dhe transferimi në Angli ose rikthimi i tij në Brazil janë opsionet më të favorshme për ish-lojtarin më të mirë në botë.
Vëllai dhe agjenti i Ronaldinhos, Roberto de Assis, pritet të udhëtojë në Milan këto ditë për bisedime me drejtuesit e rosonerëve.
Ronaldinho e din se largimi i tij nga Milani këtë verë do të bëjë shumë bujë, por ai nuk mund të pranojë një rol të rezervistit.
Manchester City është favorit për të marrë shërbimet e brazilianit, pas negociatave që lojtari dhe agjenti i tij kanë zhvilluar verën e kaluar me klubin anglez.

Milani do të provojë edhe një herë të transferojë Adebayorin

Milani sërish është duke analizuar mundësinë për të sjellë në radhët e veta sulmuesin e Arsenalit, Emmanuel Adebayor.
Corriere dello Sport shkruan se pronari i klubit, Silvio Berlusconi, është duke u përgatitur të harxhojë plot 25 milionë funte për të sjellë në Itali gjatë verës sulmuesin e Togos.
Milani ishte shumë afër Adebayor edhe gjatë verës së kaluar, por derisa Carlo Ancelotti dëshironte një sulmues të qendrës, Berlusconi insistoi në Ronaldinhon, dhe kështu edhe ndodhi

Mourinho: Do ta bind Ibran të qëndrojë

Trajneri i Interi, Jose Mourinho, thotë se Zlatan Ibrahimovici nuk do të largohet nga skuadra zikaltër, dhe se ai do të kujdeset që sulmuesi të qëndrojë.
Javët e fundit janë përhapur spekulime të shumta të cilat e lidhin ish-sulmuesin e Juves me një transferim të mundshëm në La Liga, ndërsa trajneri portugez do të mundohet ta pamundësojë këtë transferim.
“Do ta bind Ibtahimovicin që të qëndrojë tek Inter. Në vitin 2003 e binda Decon të qëndrojë te Porto dhe i premtova se do ta fitojmë Ligën e Kampionëve një vit më pas”.
“Ibrahimovici është i motivuar për t’u larguar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe unë mund ta kuptoj frustrimin e tij. Megjithatë mendoj se ai duhet ta shfrytëzojë këtë zhgënjim për t’u shpallur golashënuesi më i mirë në Serie A”, ka thënë Mourinho për “Sky Sport Italia”

Arsenali "fabrika" e futbollisteve por edhe e parave !

“Topçinjtë” fitojnë shifra rekord nga shitja e biletave dhe futbollistëve kudo në botë. Janë kthyer në një industri të vërtetë
Nëse i hedhim një vështrim skuadrës së Arsenalit dhe modelit të saj, është normale të mbetemi të magjepsur nga lehtësia me të cilën ky klub arrin të formojë talente, t’i rrisë ata dhe t’i nxjerrë në fushë me skuadrën e parë dhe sërish të mbetet kompetitive në arenën angleze dhe ndërkombëtare.
Siç ka pohuar kohët e fundit edhe Klaudio Ranieri, për sektorin e të rinjve ky klub harxhon më shumë para sesa disa skuadra të Serisë A harxhojnë në merkatot e tyre. Ja disa shifra: Vjet, sektori i të rinjve të Arsenalit ka shpenzuar thuajse 10 milionë euro për transferimet dhe verën që shkoi kartoni i Aron Ramseit u pagua 7 milionë euro.
Një politikë që po jep frytet e veta, nëse mendohet për lojtarë si Fabregas ose për vetë faktin se në Premier Ligë aktualisht luajnë 44 lojtarë që kanë ardhur nga të rinjtë e Arsenalit. Për të mbetur përherë të rinj sigurisht që duhen edhe para.
Punimet për ndërtimin e “Emirates Stadium” kanë kushtuar mbi 450 milionë euro, por ishte një biznes me leverdi. Që kur Arsenali luan në stadiumin e ri, nga biletat janë nxjerrë mbi 120 milionë në sezon. Asnjë stadium tjetër në Evropë nuk arrin të nxjerrë kaq shumë para nga stadiumi i vet.
Falë stadiumit të ri, Arsenali e ka kthyer në pozitiv bilancin e vet, me 64 milionë euro fitim në dy vjet dhe ka siguruar të ardhmen e skuadrës së parë dhe të të rinjve.

Del Piero: Capello më bëri të mendoj për largim

Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, thotë se ai e kishte vënë në dyshim të ardhmen e tij me biankonerët derisa ish-trajneri Fabio Capello ishte në detyrë.
Del Piero do ta përfundojë karrierën e tij në Juventus, por kishte frikë se mund të largohej kur vazhdimisht lihej në stol nga Capello dhe pastaj klubi zbriti në Serie B.
“Jam tmerrësisht i lumtur që qëndrova në Juventus, pasi ky ishte objektivi im primar. Kishte disa gjëra që më shtynin të largohem nga Juve gjatë asaj kohe, por megjithatë gjërat shkuan kështu dhe jam i lumtur”, ka thënë Del Piero.

Gerrard shpallet i pafajshem nga gjykata

Steven Gerrard u shpeton akuzave per dhune gjate nates se kaluar ne nje lokal pas ndeshjes me Newcastle te fituar 5-1 nga Liverpool.
Kapiteni i skuadres “The Reds” rrezikonte deri ne 5 vjet heqje lirie nese do te rezultonte fajtor, por “togat e zeza” e kane shpallur te pafajshem “heroin” e Anglise dhe te Liverpool. Mesfushori eshte paraqitur sot para trupit gjykues te North Sefton Magistrates' Court per te degjuar vendimin e gjykatesve te cilet analizuan te gjitha detajet e nates se 29 dhjetorit, duke dale ne perfundimin se futbollisti eshte i pafajshem.
Shtetasi Marcus McGee e akuzoi lojtarin per ushtrim dhune dhe kjo mund te shkaktonte nje tragjedi te vertete per futbollin britanik, pasi Gerrard rrezikonte deri ne 5 vjet heqje lirie.

Fabregas akuzohet nga Hull City

Tension mes Arsenalit dhe Hull City-t pas ndeshjes se djeshme cerekfinale te FA Cup ku londinezet fituan 2-1 duke u kualifikuar per ne gjysmefinale.
Lojtari i demtuar i Arsenal, Cesc Fabregas akuzohet se ka peshtyre teknikun e dyte te miqve Brian Horton. “Kapiteni i Arsenal ka peshtyre asistentin tim ne fund te ndeshjes dhe kjo tregon se cfare skuadre eshte Arsenal”, deklaroi tekniku Phil Brown pas ndeshjes.
“Isha aty dhe i kam pare. Peshtyu ndaj asistentit tim ne tunelin e stadiumit”, shton ai. Fabregas ka replikuar menjehere, duke mohuar akuzat ne nje deklarate dhene per gazeten “Sun”. “E mohoj kategorikisht te kem bere dicka te tille. Nuk e kam bere kete gje asnjehere ne fushe, perse duhej ta beja kur nuk luajta?”, shprehet mesfushori spanjoll.
Ndeshja e djeshme ne “Wembley” u karakterizua nga nje finale e forte pasi ne minuten e 74-t Van Persie barazoi avantazhin e miqve, ndersa 10 minuta me pas Gallas kaloi skuadren e “Topcinjve” ne avantazh. Tekniku Brown ka akuzuar edhe arbitrin Mike Riley, duke thene se ai nuk i ka bere dot balle presionit te vendasve.

Benzema mban Tevez tek Manchester United

Qellimi i Karim Benzema per te qendruar edhe nje sezon ne France me Lionin ka bere qe Ferguson te nderroje mendje per Carlos Tevez.
Tekniku i Manchester United qe shpresonte te bashkonte me skuadren sulmuesin francez, ka bere nje hap pas per argjentinasin qe kerkohej nga Interi. “Ndihem mire ketu pasi skuadra merr pjese cdo vit ne Champions League. Do jem pjese e Lionit edhe gjate sezonit te ardhshem. Jam 21 vjec dhe kam shume vite perpara per te arritur ne nivelet maksimale”, u shpreh para pak ditesh Benzema, duke i mbyllur deren ofertave te ndryshme mes te cilave edhe asaj te Manchester United.
Per lojtarin francez, shoqeria angleze kishte menduar nje oferte prej 30 milione sterlinash, por vendimi i lojtarit ka bere qe Ferguson te mendoje te mbaje te njejtin grup. Sipas gazetes “Manchester Evening News”, kete vere mund te arrihet marreveshja me argjentinasin, i cili kishte bere valixhet gati per t’u larguar, duke pare edhe konkurrencen e madhe ne sulmin e perbere nga dyshja Rooney-Berbatov.

Reali ka një marrëveshje të fshehtë për Ronaldon

Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi tashmë e ka përmbyllur marrëveshjen me Manchester United për mesfushorin Cristiano Ronaldo.
As shkruan se eksiston një ‘kontratë konfindenciale në mes të Real Madridit, Manchester United dhe Ronaldos, e cila është shkruar verën e kaluar.
Nëse do të ketë ndonjë konfirmim publik të saj nga cilado palë, menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, do të ketë të drejtën të prishë marrëveshjen.
Marrëveshja përfshin një shumë prej 7.5 milionë funtesh për agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes. Ronaldo do të fitojë 10 milionë funte në vit dhe transferimi do t’i kushtojë Realit rreth 70 milionë funte, që do shkojnë në konton e Manchester United.
Sidoqoftë, derisa marrëveshja raportohet se është në tavolinë, gjithçka pritet të vendoset nga presidenti i ardhshëm i Realit.

Fabregas: Mund ta fitojmë secilin në Ligën e Kampionëve

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas thotë se topçinjtë mund ta fitojnë secilin prej shtatë ekipeve të mbetura të Ligës së Kampionëve.
Fabregas ka munguar për ekipin e tij që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur lëndoi ligamentet në gju.
Spanjolli është afër rikthimit me ekipin e parë dhe pritet që pas pauzës ndërkombëtare të fillojë të luajë.
“E dimë se do të jetë vështirë në fazën e ardhshme, por po ashtu e dimë se mund ta fitojmë secilin ekip, pa dallim se kush do të jetë kundërshtari i radhës. Jemi në çerekfinale, në mesin e tetë ekipeve më të mira në Evropë, dhe jemi në mënyrë të merrituar”, thotë Fabregas.

Prezantohet topi për finalen e Ligës së Kampionëve

Ne Rome eshte prezantuar topi i ri ADIDAS, me te cilin do te luhet finalja e Liges se Kampioneve, pikërisht ne kryeqytetin italian me 27 maj. Me moton “te gjitha rruget te qojne ne Rome”, me Koloseun ne sfond, ish-lojtari i Romes Rudi Feler dhe ai i Lacios Bruno Xhordano kane paraqitur topin e finales se Champions, i cili eshte ndryshe nga topat e përdorur deri tani. Yjet e kuq te vijezuar me ngjyre ari jane nje tjeter risi e topit te finales se Romes, i cili ka gjithashtu nje strukture ndryshe nga paraardhësit e tij, qe adapton me mire kontaktin mes kepuces se futbollisteve dhe sferes.
“Ky top eshte krijuar me teknolonjine me te mire, pasi nje eveniment si Liga e Kampioneve meriton nje top special. Edhe dizenjo e tij eshte e veçante”, ka bere te ditur Peter Willems, pergjegjesi i sektorit te marketingut ne UEFA. Po ashtu, skuadra qe do te fitoje Ligen e Kampioneve do te luaje me kete top edhe ndeshjet ne shtepi te sezonit te ardhshem. Nderkohe, organizatoret e finales se Champions, kane bere te ditur gjate kësaj ceremonie se te gjithe ata qe do te kene nje bilete per kete ndeshje do te mund te udhetojne falas me mjetet e transportit publik te Romes.

Wenger: Walcott është lojtari kyç i Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e konsideron anësorin e ri Theo Walcott, si lojtarin kryesor për sukseset e Topçinjve këtë sezon.
“Ai na jep diçka shumë të rëndësishme, sidomos kur luajmë në shtëpi. Ai krijon hapësira dhe luan lojë të drejtpërdrejtë. Ne kemi nevojë për këtë gjë në ndeshjet që zhvillojmë në shtëpi”.
“Kthimi i tij është shumë i rëndësishëm, sepse ai mund të na ndihmojë të ndryshojmë diçka nëpër ndeshje. Ai po përmirësohet vazhdimisht dhe shumë të mira do të vijnë në të ardhmen nga Theo”, ka thënë Wenger për “Setanta Sports”.
My Logo
  • Kalendari
    «  November 2024  »
    SuMoTuWeThFrSa
         12
    3456789
    10111213141516
    17181920212223
    24252627282930
    Statistika
    Entries archive
    Copyright MyCorp © 2024
    Hosted by uCoz