gяαηιтι Tuesday, 19 Mar 2024, 06:03:23
www.granitii.tk
Prej tani mund të na vizitoni në websitin e ri :
www.drenasichat.tk
Ju MirëPresim


Arbitri fle gjatë kohës së ndeshjes

Ndeshja e futbollit të ligës së tretë argjentinase, e cila të dielën është dashur të luhet në mes të Alumni de Villas dhe Racing de Cordoba, është vonuar për shkak të mosardhjes së arbitrit. Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, e cila thirret në burime brenda klubit, arbitri Ariel Montero kishte fjetur në shtëpinë e tij, rreth 650 kilometra larg nga vendi ku duhej të referonte. Kolegët e brengosur e kanë thirrur dy orë më herët para fillimit të ndeshjes dhe kanë arritur ta zgjojnë, por nuk ka pasur gjasa që ai të arrijë në stadium. Gazeta argjentinase “Claris” shkruan se rreth 1.000 adhurues kishin udhëtuar për ta parë ndeshjen, derisa adhuruesit vendas nuk dëshironin arbitër zëvendësues. Policia e cila po siguronte duelin në mes dy klubeve nuk ka lejuar që fillimi i ndeshjes për disa orë, por sigurisht do të përcaktohet ndeshje e re në mes të dy ekipeve.


Harrojnë të mbyllin bankën

Ajo për të cilën ëndërrojnë të gjithë plaçkitësit e botës ndoshta tërë jetën, që gjatë natës të gjejnë bankën e hapur, ka ndodhur në një qytet britanik. Udhëheqësi i bankës Barclays në këtë qytet të premten në mbrëmje normalisht e ka mbyllur bankën, i ka kontrolluar të gjitha dhe ka shkuar në shtëpi. Megjithatë, pak orë më vonë kanë shkuar në bankë dy menaxherë për të marrë disa letra dhe gjatë largimit kanë harruar t’i mbyllin dyert. Kështu banka ka qenë e hapur dhe praktikisht u ka thënë “mirë se vini” kriminelëve lokal, por për fatin e pronarit këtë nuk e ka vërejtur askush. Duke parë së dyert janë të hapura, të shtunën ka hyrë në bankë një pensionist. Është çuditur se si askush nuk ishte brenda dhe se dritat ishin të fikura, prandaj menjëherë e ka alarmuar policinë. Me hulumtimin e bërë është vërtetuar se gjatë natës askush nuk kishte hyrë në bankë dhe se asgjë nga banka nuk po mungonte. "Këso gjërash nuk guxojnë të ndodhin. Do të hulumtojmë se çfarë ka ndodhur, por gjithsesi do të gjejmë një mënyrë të falënderojmë qytetarin e ndershëm i cili ka lajmëruar policinë", ka thënë zëdhënësi i bankës.


Gropa në rrugë e gëlltitë automjetin

Se A ka edhe më zi se rrugët e Kosovës dëshmon edhe ky rast! Madje tani kemi edhe dëshmi për këtë. Kjo që po shihni në fotografi është një Volkswagen Golf 5 i cili ka rënë në një gropë në rrugët ukrainase. Edhe pse nuk i kemi të gjitha informatat e detajuara për incidentin e pakëndshëm dhe po aq bizar, me gjasë ka ardhur deri tek shpërthimi i gypit të ujësjellësit nën sipërfaqe, që në fund ka sjellë deri tek shembja e rrugës.

Për fat të mirë, në incident nuk ka pësuar askush, derisa vozitësi i automjetit ka arritur të dal nga xhami i pasmë.

I dehuri hip në autobusin e shkollës dhe kënaqet në vozitje

Policia në Arkansas ka thënë se një i dehur kishte vjedhur një autobus të parkuar të shkollës dhe më pas e kishte lutur një grua nëse ajo donte t’i bashkohej në vozitje. Policia ka thënë se 44-vjeçari Joseph P. Fannin është duke u përballë me akuzën për padi dhe vozitje në gjendje të dehur për incidentin e shkaktuar. Ai është duke u mbajtur në burg me kusht lirimi prej 5.000 dollarësh. Sipas policisë Fannin kishte marrë një autobus të shkollës në El Dorado të parkuar afër një pijetoreje dhe e kishte lënë atë në një motel të autostradës. Ata kanë thënë se një grua i kishte lajmëruar pasi që Fannin e kishte lutur të vozitej me të.


Gjykatësi fle gjatë kohës së gjykimit

Kundër gjykatësit John Harrison është nisur hulumtimi pasi që supozohet se ka fjetur gjatë kohës së gjykimit të një të mituri për sulm.
Harrison po rrinte ulur me dy kolegë në gjykatore kur nëna e të akuzuarit ka vërejtur se ka sytë e mbyllur. I është ankuar avokatit të djalit të saj i cili më pas ka bërë një ankesë gjyqit.
Edhe pse e ka hedhur poshtë se ka fjetur, pas marrëveshjes me dy kolegët e tij dhe përfaqësuesin e gjykatës, gjykimi vetëm pas një ditë e gjysmë është shtyrë, prandaj i akuzuari do të kthehet muajin e ardhshëm për vazhdimin e gjykimit.
Për mediat lokale gjykatësi ka thënë se vetëm po i pushonte sytë. “Nuk kam fjetur, por i kam pushuar sytë për pak minuta”, ka thënë ai.
“Ka qenë reagim krejt normal gjatë pasdites. Gjykatorja ka qenë e ngrohtë, ngrohja ka qenë e kyçur, e dielli ka depërtuar nëpërmes dritares. E kam dëgjuar se çfarë po i thoshte prokurori të paditurit dhe kam mundur të shkruaj vërejtjet që po i bënte”, ka thënë gjykatësi.
“Dy kolegët e mi të cilët po rrinin ulur pranë meje kanë thënë se nuk kam fjetur dhe kemi mundur të vazhdojmë gjykimin. Por e kam dëgjuar këshilltarin tim ligjor dhe e kam hetuar se edhe nëna e të padituri nuk është ndier mirë, prandaj është në interes të gjyqësorit që gjykimi të përsëritet”, ka sqaruar Harrison.
Zëdhënësi i Zyrës për komunikim të gjyqësisë ka vërtetuar se rasti i është drejtuar Bordit këshillëdhënës gjyqësor i cili ka autoritet të dënojë gjykatësin.

Shitet veza më e madhe në botë

Ai i cili dëshiron të blejë vezën më të madhe në botë do të duhet të paguajë çmimin prej 5.400 eurove, sa edhe kushton veza prej 33 centimetrash lartësi. Atë para 400 vitesh e ka bërë një zog i madh në Madagaskar.
Veza e cila paraqet një antikitet të rrallë është më e madhe se topi për ragbi derisa volumin e ka prej 91.5 centimetrash. Ajo është gjetur nga gjuetarët rreth vitit 1600, derisa është rreth 300 herë më e madhe sesa veza e pulës.
Duncan Phillips, organizator i panairit të antikiteteve në Chelsea, ku veza i është paraqitur publikut, ka deklaruar: "Kjo është veza më e madhe për të cilën dihet. Vezët e shpendit elefant janë shumë të rralla, e kjo është më e madha që njeriu e ka parë ndonjëherë".
"Koleksionistët dhe dizajnuesit e enterierit e çmojnë jashtëzakonisht shumë këtë vezë, derisa në treg diçka e ngjashme me siguri nuk do të paraqitet gjatë 50 viteve të ardhshme", vlerëson Phillips.

Belgët thyen rekordin e pritjes në radhë për tualet

Në Belgjikë është arritur rekordi botëror i gjatësisë së radhës së pritjes për tualet, kur 756 persona janë ndalur në radhë para një tualeti në qendër të Brukselit, në mënyrë që në Ditën ndërkombëtare të ujit të tërheqin vërejtjen për nevojën për ujë të pastër.
Performansën e ka organizuar nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, UNICEF, punëtorët e së cilës, para një tualeti të rrejshëm, u kanë vendosur nga një shirit rreth dorës në shenjë të pjesëmarrjes me numër dhe bluzën si “certifikatë” që kanë marrë pjesë në aksion.
"Përfaqësuesit e Librit të rekordeve Guinness na kanë thënë se na duhet të bëjmë një radhë prej së paku 500 njerëzish për të thyer rekordin", ka thënë zëdhënësi i UNICEF-it- Benoit Melebeck.
Ai ka shtuar se me këtë aksion kanë dashur të tërheqin vërejtjen në mungesën e ujit në botë dhe faktin se “çdo ditë në botë vdesin nga 5.000 fëmijë si pasojë e mungesës së ujit".

Lirohen binjakët,nuk mund të përcaktohej fajtori

Dy vellezer binjake te arrestuar per vjedhjen e 5.6 milione paund bizhuteri dhe ora ne Berlin, jane arrestuar pasi policia nuk mund te provonte se kush prej tyre ishte fajtor. Dy 27-vjecaret ishin akuzuar per nje vjedhje te guximshme ne departamentin e KaDeWe, thote Daili Telegraf.
Grabitesit kishin menduar te hynin ne dyqan nepermjet catise dhe me pas te hynin ne ndertese. Gjykatesi lexoi: Nga evidencat qe ne kemi, ne mund te vendosim qe njeri prej vellezerve ka marr pjese ne kete krim, por nuk mund te arrijme te vendosim se kush prej tyre ishte grabites".
Vellezerit nga Lower Saxony, u arrestuar dy jave pas vjedhjes, por per faktin se informacioni gjenetik i tyre eshte shume i ngjashem, gjurmet e ADN te gjetura ne skenen e vjedhjes nuk mund te provoje perfundimin. Megjithate gjykata thote se hetimet vazhdojne ende.

Hajnat vjedhin hajnat!

Dy hajna të cilët po largoheshin nga një argjendari e Milwaukeet në SHBA me paratë dhe xhevahiret e vjedhura nuk shkuan shumë larg, sepse ata u vodhën nga një grup hajnash derisa po dilnin.
Sipas policit Thomas Welch, një zënkë plasi në mes të rrugës para se grupet të hipnin në makina dhe të fillonte ndjekja e tyre.
Welch ka thënë se policët kanë ndaluar të dyja automjetet dhe arrestuan katër njerëz, përfshirë dy hajnat origjinalë të moshave 40 e 31-vjeçare dhe dy hajnat nga grupi i dytë, të moshave 22 e 27-vjeçare. Që të katërtit ishin nga Illinoisi.

Dyqani kinez biznes me Xhorxh Bushin.

Nje dyqan kinez kepucesh i ofron klienteve te tij nje loje se kush qellon foton e Xhorxh Bush me kepuce. Klientet qe do te qellojne ne zonat A-D do te perfitojne nje zbritje nga 20 per qind deri ne 50 per qind ne dyqanin ne Wenzhou. Aktiviteti, me sloganin "Te godasesh per fame boterore dhe fat te mire" u be shume popullor per te zotin e dyqanit, aq sa ndonjehere i eshte dashur te therrase policine per te mbajtur qetesine. Gjate 30 minutave te para te promocionit special ai shiti 64 pale kepuce dhe disa qindra pale kepuce diten e dyte.
"Ne u frymezuam ka incidenti i presidentit Bush ne Irak dhe shpresojme qe klientet te zbaviten ndersa bejne pazar", thote pronari i dyqanit.

Qesh pa pushim prej 12 vjetësh.

Nje cift kinez po kerkojne nje sherim per vajzen e tyre e cila qesh non stop qe prej 12 vjetesh. E ema e saj, Yang Longyin, thote se kjo filloi kur femija i saj pati ethe kur ishte 8 muajshe. "Qe atehere ajo qesh ne menyre te pakontrollueshme", tregon ajo per nje media kineze.
Cifti thote se gjendja u perkeqesua kur vajza u be 2 vjece sepse ajo humbi te foluren dhe mundej vetem te qeshte. Babai i vajzes, Xu Weiming, nje punetor ndertimi, ka shpenzuar te gjitha kursimet e tij, madje edhe duke mar borxhe vetem per te gjetur sherimin per vajzen. "Duke e pare ate te qeshe ne ndihemi me keq se sa ajo te qante", rrefen i ati. Neurologet ne Chongqing Medical College i kane sugjeruar prinderve te vajzes te bejne nje skanim te trurit per te stabilizuar gjendjen e vajzes se tyre

Qeni endacak ia blen vetes ushqimin

Një qen endacak ka mësuar se si t’i njoh paratë dhe t’i përdorë ato për të blerë ushqim.
Një rast i pazakontë është shënuar në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, shkruajnë mediat lokale. Katërkëmbëshi i gjindshëm është bërë klient i rregullt i një dyqani në të cilin për muaj me radhë ka ardhur për ndonjë copë buke të cilët të punësuarit i jepnin.
“Një ditë, blerësi si në shaka ia ka dhënë një grivna (monedhë lokale) dhe qeni ka ikur me vrap në supermarket ku ka marrë disa rriska sallam në këmbim për paratë”, ka thënë shitësja Irina.
Që prej atëherë klientët rregullisht i japin qenit para vetëm për të parë se si shkon të blejë. Në ndërkohë, ai është bërë jashtëzakonisht i gjindshëm prandaj çdo ditë zgjedh në mes sallamit, suxhukut dhe kaçikëve të pulës, raportojnë mediat lokale.

Kartolina arrin pas 47 vitesh

Një kartolinë me përshëndetje nga Montana ka arritur tek pranuesi i saj në verilindje të Ohios në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 47 vite pasi që është dërguar.
Agjenti i sigurimit Dave Conn ka hapur javën e kaluar kutinë e postës në Hudson të Ohios dhe ka gjetur kartolinën e cila është dërguar nga Helena në Montana.
Kartolina ishte drejtuar tek Marion White, pronares së mëhershme të kutisë postare, e cila ka vdekur në vitin 1988. Dërguesi e ka nënshkruar me emrin “Fran” dhe ka thënë se “po kalonte për mrekulli në Montana".
Kur ka pyetur më shumë, Conn ka vërtetuar se kartolinën e ka dërguar mikesha Marione White Frances Murphey, një gazetare shumëvjeçare e të përditshmes “Akron Beacon Journal”, e cila ka vdekur në vitin 1998, në moshën 76 vjeçare.

Së bashku me krevatin 27-dollarësh blen edhe macen

Mjaullimat e fshehta në shtëpinë e Vickie Mendenhall në Spokane, të shtetit të Uashingtonit, kanë filluar pothuajse në të njëjtin moment kur në shtëpi është sjellë krevati i përdorur prej 27 dollarësh amerikanë.
Pas disa ditë gjurmimesh pronarja ka gjetur brenda krevatit një mace laramane e cila kishte depërtuar atje nëpërmes një vrimë shumë të vogël në anën e poshtme të krevatit.
Vickie Mendenhall ka thirrur punëtorinë ku e ka blerë krevatin, por as atje nuk e kanë ditur identitetin e personit i cili sjellë atë në shitje. Mirëpo, kur lajmi ka arritur në mediat lokale, është lajmëruar pronari i mëhershëm i maces i cili ka shkuar dhe e ka marrë kafshën e tij të dashur nëntëvjeçare me emrin Kali.

I vdekuri para 480 vitesh, pranon faturë për parapagim televiziv

Në zyrën gjermane për evidentimin e parapaguesve televizivë me gjasë dikush lexon së tepërmi leksikone historike. Në emrin dhe adresën e matematikanit gjerman i cili ka vdekur në vitin 1525 ka ardhur fatura për parapagim televiziv të papaguar.
Matematikani i ndjerë Adam Ries ndoshta është dëshmitar se në Gjermani televizioni është zbuluar qysh në shekullin XVI. Si të sqarohet ndryshe kjo gjë kur në adresën e shkencëtarit të vdekur shumë kaherë ka ardhur vërejtja se duhet të paguajë parapagimin për radiotelevizion.
Letrën e ka pranuar Annegret Muench e cila në adresën e dikurshme të matematikanit udhëheq një grup të themeluar në nder të tij. Përkundër faktit që ka kthyer përgjigje me sqarimin se zotëriu Ries ka vdekur para 484 vitesh, me shekuj para zbulimit të mediumeve telekomunikuese, dy javë më pas ajo ka pranuar edhe vërejtjen e dytë.
Kjo nuk është hera e parë që agjencia gjermane për parapagim televiziv (GEZ) ka dëshiruar të paguajë nga xhepat e njerëzve të cilët tanimë janë në botën tjetër. Vitin e kaluar shkolla Friedrich Schiller ka pranuar një vërejtje të ngjashme në emër të patronit të saj, pas së cilës ka pasuar letra me të cilën GEZ kërcënon me gjyq nëse i madhi i letërsisë nuk paguan borxhin prej 17 eurosh.
Madje, në muajin dhjetor të vitit të kaluar vërejtje të ngjashme nga GEZ e kanë pranuar edhe maçorri me emrin Winni dhe qeni Sam të cilët jetojnë në qytetin bavarez Amberg.

Majmuni mbyt pronarin e pashpirt me kokos

Një majmun ka mbytur pronarin e tij në Tajlandë sepse ai e kishte keqtrajtuar, e punën e ka pasur bukur të mundimshme, njoftojnë mediat botërore.
Në fakt, majmuni me emrin Brother Kwan ka qenë “i punësuar” si vjelës i kokosit të cilët ia ka dhënë pronarit të tij 48-vjeçar, i cili më pas i ka shitur.
Mirëpo, pronari Leilit Janchoom rrihte majmunin sa herë që ky refuzonte të ngjitej në pemë, prandaj besohet se majmunit “i është këputur filmi” dhe e ka sulmuar pronarin.
Ai e ka goditur atë me kokos nga druri, e 48-vjeçari ka vdekur në vend.
Bashkëshortja e të ndjerit ka thënë për mediat lokale se majmuni dukej i lezetshëm kur e kishin blerë për rreth 130 euro.

Patentë shoferin, lejen e qarkullimit dhe specin

Policia në Kinë ka filluar që vozitësit e lodhur t’i këndellë me speca të djegës.
Siç shkruajnë mediat lokale, policët në rajonin Chongqing kanë filluar që vozitësve gjatë natës tu ofrojnë speca të djegës në vendndalimet nëpër autostrada.
"Është shumë mirë të hani diç të djegës, kur të jeni të lodhur dhe kur të jeni mërzitur nga vozitja e gjatë. Shija e fortë u bënë më syhapur", ka sqaruar vozitësi i kombit Chen Jun.
Në Kinë besohet se njerëzit gjatë pranverës janë më të përgjumur.
Rrugët e Kinës janë në mesin e atyre më të rrezikshmeve në botë, për shkak të automjeteve të tepërta dhe moskujdesit të vozitësve.

Gjermania 62-vjeçare bën 50 xhiro rreth lagjes

Policët gjermanë të dielën në mbrëmje në qytetin Braunschweig kanë ndaluar një grua 62-vjeçare e cila ka bërë mbi 50 xhiro rreth lagjes së saj për ta “vozitur” automjetin e saj të ri Opel Speedster. Sjelljen e saj të çuditshme e kanë lajmëruar banorët e bllokut rreth të cilit është vozitur zonja.
“Policët me automjete e kanë bllokuar automjetin e saj dhe e kanë ndaluar”, ka thënë një zëdhënës lokal i policisë.
Zonja i është nënshtruar testit të alkoolit dhe e ka kaluar atë, derisa policëve u ka sqaruar se vetëm ka dashur të testojë automjetin e saj të blerë para pak kohe.
Ajo është lëshuar me një vërejtje.

[Kërkohen vullnetarë për tu lexuar qenve

Nga strehimorja për kafshë në qytetin britanik Nottinghamshire kanë publikuar një shpallje në të cilën kërkojnë vullnetarë të cilët janë të gatshëm tu lexojnë qenve.
Kjo metodë ka për qëllim që t’i qetësojë dhe relaksojë kafshët, por edhe t’i përshtatë ato në shoqërinë e njerëzve. Në këtë mënyrë, shpresojnë në këtë strehimore, qentë më lehtë do të mund të gjejnë një shtëpi të re.
Shqisat e qenve gjithashtu stimulohen me aroma-terapi, e vullnetarët të cilët dëshirojnë të aplikojnë duhet të kanë zë të këndshëm. Vullnetarët e zgjedhur nuk do të kanë asnjë lloj ndalesash në lidhje me ato që dëshirojnë tu lexojnë kafshëve.
"Njerëzit mendojnë se kjo është bukur bizare dhe e pazakontë, por unë besoj që një ditë do të kuptojnë se këtë e bëjmë për të mirën e qenve, dhe atëherë edhe vet do të duan të bëjnë të njëjtën gjë", ka thënë asistente e menaxheres Elle Herring.

Një italian ka gjuhën më të vlefshme në botë

Nëse këmbët e David Beckham vlejnë 35 milionë euro, zëri i Bruce Springsteen më pak, Gennaro Pelliccia ka një pjesë të trupit të tij, shumë të veçantë që i vlen jashtëzakonisht shumë.
Gjuha e tij është më e vlefshmja në botë, me një shifër prej 10 milionë stërlinash.
Italiani Gennaro Pelliccia, profesion ka "shijuesin e Costa Coffe", pasi gjuha e tij është në gjendje që të dallojë edhe shijet më të fshehta.
"Në 18 vjet eksperiencë kam arritur që të njoh mijëra shije", thotë Pelliccia.
Italiani nuk është profesionisti i parë i "gjuhës" që ka punuar kështu. Më parë në 1993, është njohur edhe Egon Ronay, ekspert i kuzhinës, por vlera e gjuhës së tij arriti deri në 250 mijë sterlina dhe asnjë qindarkë më shumë.

Tokë pa para për ata që planifikojnë fëmijë

Banorët e një fshati në veri të Austrisë, të brengosur për rënien drastike të natalitetit në vendin e tyre, u ofrojnë tokë pa para çifteve të cilët janë të gatshëm që në dekadën e ardhshme të krijojnë familje dhe të bëjnë fëmijë, shkruajnë mediat botërore.
Çifteve të reja martesore u ofrohen hapësira prej tetë apo nëntë ari në fshatin Rappottenstein, jo larg kufirit me Çekinë. Nga banorët e ardhshëm pritet se gjatë dhjetë viteve të ardhshme të kanë së paku një fëmijë dhe të janë të kurorëzuar.
Gjithashtu sipas rregullave, pronarët e rinj të tokës do të duhej të ndërtonin shtëpinë e tyre brenda tri vitesh. Nëse nuk arrin të përmbushin kushtet, do të duhet të paguajnë dënimin prej 12.000 eurosh.

Gaf i meteorologut: Nesër do të jetë ftohtë, rreth -99 gradë celsius

Meteorologu i transmetuesit të njohur BBC ka njoftuar britanikët se temperatura do të jetë -99 gradë celsius. Para disa javëve një meterologe në Londër ka paralajmëruar nxehtësi prej 232 shkallë celsius.
Dimri i sivjetmë në Britani të Madhe është më i ftohti në 20 vitet e fundit. Britanikët, të cilët nuk janë mësuar me të ftohtë të tillë dhe masën e madhe të borës, mezi po e presin kohën më të nxehtë.
Meteorologu i BBC-së Daniel Corbett i ka “përkeqësuar” gjërat edhe më shumë. Gabimisht i ka lajmëruar teleshikuesit se temperaturat në Kent do të ulen deri në minus 99 gradë. Përndryshe, temperatura më e ftohtë e matur ndonjëherë, prej minus 89 gradësh, është matur në vendin për hulumtime në Vostok, në Antarktik. Atje temperatura është në mes minus 30 e minus 60 gradë për shkak të erërave të shpejta arktike.
Gafi i meteorologut të BBC-së vjen vetëm disa ditë pasi që banorët e Londrës në parashikimet e motit kanë kuptuar se po vjen një valë e nxehtësisë. Meteorologia Kirsty McCabe u ka thënë se koha do të nxehet dhe u ka treguar hartën ku shkruante 232 gradë celsius.

I dënuari kapet duke hyrë më forcë në burg

Një i burgosur i arratisur është arrestuar në një burg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi që gardianët e kanë kapur duke tentuar të hyj sërish në burg me forcë.
Harry Jackson, 25-vjeçar, është vërejtur duke dashur të hyj me dhunë në burg me 14 pako cigaresh të cilat supozohet se i ka vjedhur nga një dyqan i afërm, kanë thënë autoritetet e burgut.
Sherifi Tommy Gregory ka thënë se Jackson e kishte hapur derën e dhomës së trajnimeve dhe ishte ngjitur për një rrethojë të lartë për të ikur nga burgu, shkruan gazeta ”Daily Telegraph”.
Policët supozojnë se Jackson kishte ecur disa qindra metra deri tek kioska e parë, ku kishte marrë cigaret dhe ishte kthyer sërish në burg.
Jackson deri më tani ishte në burgun Camden County të shtetit të Georgias nën akuza për posedim të narkotikëve dhe shkelje të lirimit më kusht.
Tani ai është duke u përballë me akuza të reja për ikje nga burgu dhe vjedhje.

Diploma e doktoratës së Einsteinit në ankand

Një galeri e arteve në Lucern të Zvicrës thotë se në qershor të këtij viti do të mbajë ankand për shitjen e diplomës së doktoratës së shkencëtarit Albert Einstein, nga shkolla për matematikë dhe shkenca natyrore në Universitetin e Cyrihut.
Galeria Fischer tha se ky ankand do të bëhet në emër të një koleksionuesi privat, ndërsa çmimi fillestar i diplomës, do të jetë 17 mijë dollarë.
Disertacioni i Albert Einstein titullohej "Një përkushtim i ri i dimensioneve molekulare". Ai këtë temë e mbrojti në vitin 1906, në moshën 26 vjeçare

Milionerët e lotarisë ndajnë shumën e fituar me shefin!

Punëtorët e një firme britanike për riparimin e motorëve kanë vendosur të nxjerrin shefin e tyre nga kriza ekonomike në një mënyrë bukur spektakolare. Pasi që kanë fituar 3.7 milionë funte në lotari, i kanë investuar paratë për vazhdimin e biznesit.
Andy Whitaker, pronar i një firme të vogël për riparimin e motorëve “ASK Rewinds” në Accrington të cilën ai e ka themeluar qysh në vitin 1978, ka disa milionë arsyer për të festuar. Të punësuarit, pasi që bashkërisht kanë fituar xhekpot në lotarinë me vlerë prej 3.7 milionë funtesh, do të investojnë shumicën e atyre parave në kompani.
Babai i tre fëmijëve dhe shefi të cilin qartazi të punësuarit e duan me shpirt thotë se është ndjenjë e papërshkrueshme të kuptohet se për njerëzit me të cilët punon është e rëndësishme firma.
“Njeriu do të priste që një fitim aq të madh njerëzit do të shpenzonin menjëherë në vetvete, mirëpo ata kanë menduar në punë dhe të ardhmen e tyre personale”, shton Andy, babai i të cilit, gjithashtu i punësuar, ka ardhur tek ideja për të blerë tiketën e lotarisë.
Përkundër festës që do të mbahet këtyre ditë, të punësuarit prej të hënës do të vazhdojnë normalisht me punën. Gjithsesi, me një buzëqeshje të re në fytyrë.

Vozit 206 km/h në rrotën e pasme të motoçikletës

Policia ka incizuar një mashkull duke vozitur motorin në rrotën e pasme, me shpejtësi prej 206 kilometrash në orë në kufizimin e shpejtësisë prej 90 kilometrash në orë.
Motoçiklisti 36-vjeçar ka vozitur motorin Triumph “Speed Triple” prej 1.050 kubikë, në rrugën magjistrale në rrethinë të Parisit, ka njoftuar policia të enjten.
Vozitësit i është konfiskuar dhe i është marrë leja e vozitjes.

Gabimisht e gëlltitë unazën e fejesës!

Një femër e ka gëlltitur gabimisht unazën e fejesës të cilën i dashuri i saj e kishte vendosur në jogurtin e saj.
Kaitlin Whipple, 20 vjeçare nga Farmington në New Mexico ka shkuar me të dashurin e saj për darkë në një restorant të ushqimit të shpejtë.
Bashkëshorti i saj i ardhshëm Reed Harris e ka vendosur unazën e fejesës në jogurtin e saj të preferuar.
Vajza kishte humbur mendjen tërësisht, derisa i dashuri i saj po i thoshte se kishte “një pyetje të rëndësishme”. Kaitlin e ka pirë tërë jogurtin, pa e vërejtur se në të ishte unaza!
"Ka menduar se po bëja shaka kur i thashë se nuk kam hetuar asgjë të çuditshme në gotë", ka thënë ajo për gazetën “Daily Mail”.
Harris i tmerruar e ka dërguar menjëherë në Qendrën emergjente, ku i është bërë incizim me rëntgen dhe i është rekomanduar terapia me laksativë.
Pas disa ditë, çiftit më në fund “i ka dalë në dritë” unaza e dasma është caktuar për muajin qershor.

Maçorri kalon 70 kilometra për gjetur pronarët

Një maçorr nga rajoni siberian Krasnoyarsk në Rusi ka ecur 70 kilometra për të gjetur pronarët e tij, të cilët ishin zhvendosur në qytet tjetër.
Kafsha nuk u nis kot në udhëtimin e gjatë dhe më në fund u ribashkua me “familjen” e tij të humbur.
Ata të gjithë jetonin në qytetin Divnogorsk, jo shumë larg nga Krasnoyarsk, por familja u desh që të largohet në qytetin tjetër të Sosnovoborskit. Në nguti askush nuk e kishte hetuar se maçorri po mungonte.
“Ne po e kërkonim atë që një kohë të gjatë, por kurrë se gjetëm”, ka thënë Sergey Minskikh. “Fëmijët ishin shumë të mërzitur. Ata e donin kafshën e tyre. Ai ka jetuar me ne që pesë vite”, ka shtuar ai.
Për çudinë dhe gëzimin e familjes maçorri u paraqit në pragun e shtëpisë së tyre të re pas tre muajsh, kur të gjithë e kishin humbur shpresën se do ta shihnin sërish.
Kafsha e shkretë ishte dobësuar dhe rraskapitur shumë, por nuk ishte hiq më pak e gëzuar se pronarët e tij.
Tani maçorri është bërë muhabet për tërë qytetin dhe ai po vizitohet rregullisht nga fqinjët dhe miqtë e familjes Minskikh. Ai është duke u kënaqur në qendrën e vëmendjes, por pa u larguar nga shtëpia.

My Logo
  • Kalendari
    «  March 2024  »
    SuMoTuWeThFrSa
         12
    3456789
    10111213141516
    17181920212223
    24252627282930
    31
    Statistika
    Entries archive
    Copyright MyCorp © 2024
    Hosted by uCoz