gяαηιтι Thursday, 21 Nov 2024, 07:49:18
www.granitii.tk
Prej tani mund të na vizitoni në websitin e ri :
www.drenasichat.tk
Ju MirëPresim


Teknologji e vogel,për natën e mirë!

Të gjithë ne tani po jetojnë në stres dhe kjo është arsyeja pse për gjumin tonë është e vështirë të 'vijë në sy. Hapat ndihmojnë por të shkaktojë efekte negative, për dallim nga metodat, hi-tech. Kështu, për shembull, Little Sleep Machine është e lirë, efikase dhe pa rrezik. Sipas deklaratave të dizajnerëve, kjo pajisje vetëm për disa minuta do të fillojë të veprojë, dhe përmes saj, ju do të zhyteni në gjumë të thellë dhe të qetë. Në këtë pajisje janë të instaluara rreth tre orë muzike lehtësuese, të cilat veprojnë së bashku me delta valët që pajisja prodhon. Bëhet fjalë për valët dhe trurit të njeriut gjatë segmenteve të gjumit më të thellë. Me, Little Sleep, ju merrni edhe kufje, të cilat nuk janë edhe aq të rehatshme për të fjetur me to, dhe ky është problemi i vetëm që kjo pajisje ka. Në fund – pajisja ka një çmim krejtësisht të pranueshëm prej 35 $. Natën e mirë


WristFone – celular rreth dore

Celulari WristFone i kompanisë kanadeze Neutrano është një pajisje e pazakontë e cila kombinon telefonin dhe playerin multimedial lëvizës, derisa vendoset edhe si orë – rreth kyçit të dorës. Ekrani është i ndjeshëm në prekje, është integruar edhe fotoaparati, derisa pjesa e përparme e pajisjes sipas nevojës mund të ndahet për të bërë më lehtë thirrjet telefonike. Që të mos ketë nevojë të flitet në dorë, thirrjet mund të kryhen edhe me anë të dëgjueseve Bluetooth. WristFone do të paraqitet në dy versione – nga metali i pandryshkshëm dhe në kombinimin në mes plastikës dhe lëkurës. SIM kartela vendoset nën bateri, derisa mbështetet edhe dërgimi i porosive të zakonshme dhe MMS si dhe dëgjimi i radiostacioneve FM. Fotoaparati i integruar ka rezolucion prej dy megapikselas, celulari ka 512 megabajt intern, por merret edhe kartela microSD me kapacitet prej 1 GB. Kohëzgjatja e deklaruar e baterisë është katër orë bisedë
.
Celular me tastierë rrotulluese

Para disa vitesh nuk do të mund të përshkruanim një titull të këtillë, sepse në treg kanë qenë vetëm disa modele me tastierë rrotulluese (apo ekran, varet si e shikoni). Këtë trend është duke tentuar ta kthej sërish në jetë kompania pak e njohur tek ne – PCD. PCD TXT8030 nga njëra anë ka tastierë të plotë QWERTY, derisa nga ana tjetër janë zmadhuesit dhe tastet për të udhëhequr me përmbajtjet multimediale. Pra, një celular për punë dhe pajisje për kënaqësi, të gjitha në një. Është mëkat që disa nga specifikat nuk janë edhe aq të nivelit, si për shembull fotoaparati prej gjithsej 1.3 megapiksela, mirëpo specifikat tjera tingëllojnë bukur solide: ekran me diagonale prej 2.2 inç, Bluetooth dhe mundësi e zgjerimit të memories me anë të kartelave microSD të kapacitetit prej 16 gigabajt. Kjo pajisje do të mund të gjendet në treg vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti, mirëpo kur merret parasysh se kompania PCD nuk është e pranishme në tregun tonë, pothuajse me siguri nuk do ta shohim fare tek ne.
Celulari Vegas Touchscreen Phone - 68 Euro!

Operatori francez i telefonisë mobile “Orange” para pak kohe u ka paraqitur përdoruesve të tij celularin Vegas Touchscreen Phone, një celular me ekran të ndjeshëm në prekje. Celulari i lirë përmban Bluetooth, MP3 player, FM radio dhe fotoaparat prej 1.3 megapiksela si dhe peshë prej 84 gramësh. Memoria interne e tij është 64 MB derisa mund të zgjerohet me anë të kartelave të memories MicrosSD deri në 1 gigabajt. Vegas veçmë ka filluar të shpërndahet brenda rrjetit të telefonisë mobile Orange. Pasi që bëhet fjalë për një pajisje për fillestarë, besohet se do të ketë një numër të madh të përdoruesve të tij.
Firefox para Internet Explorerit

Sipas të dhënave statistikore të javës së kaluar, shfletuesi Firefox 3 në Evropë sipas numrit të përdoruesve ka tejkaluar atë Internet Explorer. Shfletuesi Firefox 3 sipas numrit të përdoruesve ka tejkaluar atë Internet Explorer 7, së paku thuhet kështu nga statistikat e kompanisë StatCounter. Këto janë rezultatet e matjes së javës së kaluar të shfletuesve të internetit në Evropë. Të shtunën e kaluar në tregun evropian është shënuar përqindje prej 36.16 e pjesëmarrjes së Firefoxit, derisa kjo shifër tek Internet Explorer ka qenë 35.1%. Një ditë më pas Firefox ka shtuar përparësinë e tij me pjesëmarrje prej 37.15%. Këtë javë Firefox ka filluar të humb përparësinë, pasi që gjendja aktuale tregon pjesëmarrje prej 36 për qind të Internet Explorerit dhe 33 për qind për Firefox. Shikuar në përgjithësi, Internet Explorer edhe më tutje mbetet shfletuesi më i popullarizuar.

Sistemi operativ Android në laptopët e HP?

Hewlett-Packard është duke marrë parasysh sistemin operativ Android të kompanisë Google, i cili fillimisht është i dedikuar për tregun e telefonave të mençur, për ta përdorë në laptopët e ardhshëm të lirë të kësaj kompanie. Mundësinë e përdorimit të Androidit në laptopët e HP-së e ka vërtetuar edhe zëvendëskryetari i njësisë së kompjuterëve Satjiv Chahil, edhe pse nuk e ka konfirmuar se vendimi është përfundimtar. Android aktualisht është i pranishëm në telefonin celular G1 të kompanisë T-Mobile, edhe pse janë paralajmëruar edhe disa celularë tjerë të cilët së shpejti do të duhej të gjendeshin në treg me të, sikur ai Magic nga HTC. Pos sistemeve operative të Windows, HP në laptopët e saj nga linja Mini 1000 tashmë ofron edhe Linux, derisa përzgjedhja e Androidit gjithashtu do të mund të ndikonte në çmimin më të lirë të shitjes së vet pajisjeve. Edhe pse Android zyrtarisht ende nuk është i pranishëm në kompjuterët personalë, interesim për këtë përveç HP-së kanë shprehur edhe Asus e Dell, i cili këtë sistem operativ ka për qëllim ta përdorë në telefonat e saj të mençur.
Asus më i besueshmi

Hulumtimi i kompanisë Rescuecom, e cila merret me mbështetje dhe riparim të kompjuterëve në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshmon se gjatë tremujorit të parë të këtij viti kompjuterët e kompanisë Asus kanë dalë të jenë më të besueshmit.
Lista është krijuar në bazë të thirrjeve të përdoruesve në raport me kompjuterët e shitur, derisa vendin e parë e mbajnë Asus me 972 dhe IBM/Lenovo me 348 pikë. Numri i madh i pikëve të Asusit i regjistrohen numrit të madh të shitjeve të netbookëve Eee nga tremujori i kaluar, mirëpo pritet edhe rënie gjatë muajve të ardhshëm, kur këta laptopë të fillojnë të përdoren më shumë dhe t’u nënshtrohen prishjeve.
Vendin e dytë e mban Apple, e cila vitin e kaluar ka qenë në maje të listës. Sipas listës së Rescuecom në vendin e tretë është gjendur Toshiba (172 pikë) dhe Acer në të katërtin me 151 pikë. HP është në vendin e pestë (142 pikë), derisa është interesante se në listë nuk janë Dell e Sony. Analiza ka të bëj me tregun amerikan.

ACER 11.6''

Kompania Acer planifikon që në një të ardhme shumë të afërt të prezantojë modelin 11.6’’ Aspire One Netbook, të bazuar në procesorin e Intel, Atom Z530.
Përveç procesorit të lartëpërmendur i cili taktin e punës e ka 1.6GHz, modeli Aspire One do të karakterizohet edhe me çipsetin Intel SCH USW15S „Poulsbo“ të integruar me grafikën GMA500 si dhe tastierën e madhësisë së kompletuar.
Ekrani i këtij modeli ka rezolucion prej 1366x768 piskelave, me raportin 16:9. Sipas informatave që janë në dispozicion ky netbook do të mundësojë katër ore pune të pandërprerë me bateri standarde, përkatësisht 8 orë punë përmes njësisë së kapacitetit të lartë.
Për momentin ende nuk është bërë i ditur çmimi i saktë i këtij modeli interesant.

NOKIA 7205 INTRIGUE

Verizon Wireless dhe kompania finlandeze Nokia kanë prezantuar modelin e ri të telefonit mobil i cili është shumë atraktiv dhe paksa intrigues, të cilin e kanë emërtuar Nokia 7205 Intrigue.
Ky telefon i cili është krejtësisht i zi për kah pamja e jashtme, përmban një displej subtil i cili lëshohet vetëm në rastet kur dikush ju thërret apo ju dërgon porosi. Përveç këtij displeji karakteristik, Intrigue posedon edhe opsionin për email - Visual Voice, e cila mundëson dërgimin e porosive me zë.
Aty është edhe kamera me 2 MP me ndriçues, ndërsa të gjithë fajllat mund të ruhen në memorien e jashtme microSD.
Nokia 7205 Intrigue mund të blihet edhe online, me një çmim prej 180 dollarëve amerikan, në rast se nënshkruani marrëveshje një-vjeçare me opratorin mobil Verizon.

Celular rrëshqitës i ndjeshëm në prekje

Pajisja më e re telekomunikuese nga tabori i Lenovos na duket tërheqës që në shikim të parë, mirëpo assesi nuk po arrijmë të kuptojmë që gjatë paraqitjes së tij kanë vendosur ta emërojnë me X1. Me emrin e njëjtën, në fakt, paraqitet edhe një prej celularëve më të ri nga tabori i Sony Ericsson – Xperia X1.
Lenovo ja ka paraqitur publikut celularin e vet më të ri me shenjën X1. Pajisja përmban ekran të ndjeshëm në prekje WQVGA prej 3.2 inçësh, formë rrëshqitëse, GPS të integruar, qasje për kartelat e memories microSD, shumë mundësi multimediale dhe karakteristika tjera që përkasin me këtë lloj të pajisjeve.
Celularin Lenovo X1 e fut në funksion Touch Dream, softuer i cili është zhvilluar në taborin e kësaj kompanie kineze. Dimensionet e pajisjes i përbëjnë 115 x 55 x 12.5 milimetra, derisa çmimi tani për tani mbetet i panjohur.
Risia nga Lenovo fillimisht është paraqitur në tregun kinez, derisa në pjesën tjetër të botës do të duhej të paraqitej gjatë këtij viti.

Lansohet rivali i MacBook Air !

Dell më në fund prezentoi rivalin e tashmë të njohurit MacBook Air. I quajturi Dell Adamo është më edhe më i hollë se rivali Air edhe pse në pjesën e menteshës është pakëz më i trashë. Sidoqoftë shprehja “laptop-i më i hollë në botë” tani do t’i takojë Adamos.
Sikur te MacBook, mbështjellësi është i ndërtuar nga një pjesë e vetme e metalit. Ngjyrat që do të mund t'i zgjedhim do të jenë: “onyx” – e zezë apo “pearl” – metalike.
Paketimi i Adamos do të jetë diç më luksoz, do të vijë me një kuti të vetme tranparente ku mund të shohim pjesët shtesë që do të thotë se Adamon nuk do ta shohim më nëpër shitoret e Tescos përskaj modeleve tjera të Dell.
Në brendinë e Adamos gjejmë procesor 1.2Ghz Core 2 Duo, kartelë të integruar grafike Intel X4500, 2GB DDR3 RAM memorje dhe 128GB Disk. Ekrani do të ketë madhësinë 13.4in me një bateri që DELL pohon se mund të zgjasë deri në 5 orë. Poashtu përmbanë 802.11n dhe 3G lidhje për mobil.
Nuk do të ketë CD/DVD-ROM, sidoqoftë Dell do të ofrojë DVD+/-RW apo Blu-ray optical drive të jashtëm si komponentë e pjesëve shtesë që do të ofrohen së bashku me Adamon.
Nuk do të jetë një laptop me super performanca, edhe pse çmimi do të jetë mjaft i lartë: $1,999 në SHBA derisa në Britani ende pritet që cmimet të shpallen, por çfarëdo çmimi nën £1,500 do jetë një suprizë e këndshme.

Edhe bylyzyk edhe projektor

Dizejnatori Mak Funamizu ka krijuar nga byzylyk shumë-funksional dhe shumë simpatik, qëllimi i së cilës është projektimi i përmbajtjes së ndryshme, përmes projektorit të integruar në të.
Byzylyku SnowCorn nuk mund të klasifikohet,në një klasë ose kategori të veçantë, sepse në vetvete kombinon projektor, një aparat fotografik dixhital dhe lidhje Wi-Fi. Segmenti transparent i këtij byzylyku është ekrani touchscreen që tregon datën dhe orën, ndërsa presioni në display mundëson shfaqjen e një projeksioni.
Sipas deklaratave të dizejnatorit, shumë opsione domethënëse mund të projektohen në mir ose në një tabelë edhe me përmbajtje të ndërlikuar dhe interfejs për përdorues, i cili aktivizohet përmes butonave dhe tastierës.
Projektori dhe byzylyku SnowCorn aktualisht ka vetëm statusin e konceptit, dhe nuk është bërë ende e njohur nëse ky produkt ndonjëherë do të gjendet në lansim komercia

Lenovo Pocket Yoga

Lenovo ka konfirmuar ekzistimin e laptopit të pazakontë të ngjashëm me modelin Sony Vaio-P me ekran të zgjeruar.
Lenovo me anë të disa fotografive ka konfirmuar ekzistimin e laptopit fotografitë e të cilit para disa ditësh kanë rrjedhur në internet. Emri i laptopit është Pocket Yoga, e prej asaj që shihet, bëhet fjalë për modelin me ekran ultra të gjerë në një shtëpizë të mbështjellë me lëkurë.
Fotografitë konceptuale paraqesin stylus-in me anë të cilit shkruhet në ekran jepet të kuptohet se ekrani do të jetë i ndjeshëm në prekje. Për më shumë, ekrani do të mund të hapet “deri në fund” që këtë laptop të vogël e shndërron në kompjuter laptop.
Specifikat ende nuk janë publikuar, mirëpo nuk është vështirë t’ia qëllojë se Pocket Yoga (më me së shumti gjasa) do të jetë i pajisur me procesorin Atom nga Intel.

Samsung HMX-R10 - kamera më e vogël HD

Në tregun evropian, në muajin prill të këtij viti arrin kamera më e vogël e cila do të mund të incizojë video materiale në rezolucion me definicion të lartë - HD.
Video-kamera nga Samsung me emrin HMX-R10 është kamera e re më e vogël e cila është e aftë në rezolucion HD prej 1.920 x 1.080 pikselash.
Fotografitë mund të incizohen me 12 megapiksela, derisa objektivi optik është 5x. Ekrani i integruar në prapavijë është me diagonale prej 2.7 inçësh, derisa e tërë kamera peshon 229 gramë me dimensione 130 x 38 x 58 milimetra.
Çmimi i rekomanduar i shitjes së kësaj pajisje prej 400 eurosh.

Risia më e fundit :Google voice

Është shumë e dukshme se kompania Google ka vendosur që të jetë lojtar i madh në industrinë e telekomunikacionit, përmes shërbimit të saj më të ri Google Voice.
Shërbim të ngjashëm sot ofrojnë edhe disa kompani, si eBay me programin e saj të njohur, Skype.
Google Voice prezantoi versionin e përmirësuar të shërbimit më pak të njohur deri tani të quajtur GrandCentral. Ky shërbim është krijuar me qëllim që të thjeshtësojë mënyrën e thirrjeve telefonike, emailit me zë, si dhe porosive tekstuale.
Në fillim, shërbimi Google Voice do të jetë i gatshëm vetëm për parapaguesit e shërbimit GrandCentral, derisa të gjithë të tjerët do të mund ta përdorin këtë shërbim disa javë më vonë.
Google Voice iu mundëson përdoruesve të vet ti drejtojnë të gjitha thirrjet kah një numër, i cili në mënyrë simultane i lajmëron të gjitha thirrjet në një telefon fiks, mobil apo edhe në telefonin e punës

100 milionë Nintendo DS të shitura

Nintendo ka njoftuar se prej paraqitjes së parë, në nëntor të vitit 2004, e deri më 6 mars të këtij viti në mbarë botën janë shitur mbi 100 milionë njësi së konzolës së lojërave Nintendo DS.
Që prej lansimit Nintendo DS është paraqitur në dy versione, respektivisht si DS origjinal dhe DS Linte, e së shpejti në treg do të duhej të dilte edhe versioni i tretë me shenjën DSi.
Në Nintendo po ashtu theksojnë se 83 tituj të lojërave për Nintendo DS janë shitur në mbi një milion kopje, prej të cilëve shtatë e kanë kaluar edhe kufirin prej 10 milionë kopjeve të shitura.
Në prill të këtij viti do të duhej të paraqitej edhe versioni DSi për të cilin në kompani besojnë se do të përsëris suksesin tregtar të versioneve paraprake.

Nokia edhe më tutje udhëheqë në tregun e telefonave të mençur

Përkundër faktit që prodhuesit si Apple e Research In Motion kanë arritur të grabisin nga Nokia një pjesë të tregjeve, gjiganti finlandez i telekomunikacionit megjithatë gjatë vitit 2008 ka shitur numrin më të madh të pajisjeve - smartphone.
Sipas raportit të analistëve nga Gartner, Nokia gjatë vitit të kaluar ka shitur gjithsej 60.9 milionë telefona të mençur që i ka sjellë pjesëmarrje në treg prej 43.7 për qind. Në vendin e dytë të kësaj liste është gjendur kompania Research In Motion me pjesëmarrje prej 16.6 për qind, derisa në vendin e tretë Apple me 8.2 për qind të pjesëmarrjes.
Edhe pse Nokia ka ruajtur vendin e parë të kësaj liste, ajo megjithatë ka humbur një pjesë të pjesëmarrjes e cila në fund të vitit 2007 ka qenë 49.4 për qind.
Fitueset më të mëdha gjatë vitit të kaluar kanë qenë Research In Motion, që ka paraqitur BlackBerry Bold e BlackBerry Storm, si dhe Apple, e cila pjesëmarrjen prej 8.2 për qind e ka grabitur me paraqitjen e shumë të popullarizuarit iPhone në versionin 3G.

Dy celularë muzikorë dhe një radio celular nga Nokia

Nokia ka paralajmëruar dy telefona të ri mobil MusicXpress, modelet 5330 e 5730, si dhe një model të celularit XpressRadio – 5030.
Model XpressRadio 5030 është telefon celular me veçori telekomunikuese dhe funksion të radios FM. Çmimi i tij i rekomanduar pa tatime do të duhej të jetë 40 euro, derisa në shitje do të del në tremujorin e dytë të këtij viti.
Nokia 5330 MusicXpress është celular larg më i avancuar. Është një pajisje rrëshqitëse e gjeneratës së tretë e cilat padyshim do të tërheqë vëmendjen me dizajnin e vet të cilin e përshkojnë linjat e mprehta, që nuk është tipike për prodhuesin finlandez.
Sikur të gjitha modelet tjera MusicXpress, edhe ky ka qasje për dëgjuese prej 3.5 milimetrash, pranues të radiovalëve stereo RDS dhe memorie të mjaftueshme për ruajtje të dosjeve muzikore. Në shitje do të paraqitet në tremujorin e dytë të vitit 2009 dhe atë me çmim të rekomanduar prej 160 euro me shtojca të tatimit.

Telefoni më i pajisur i paraqitur është ai 5730 MusicXpress. Modeli 5730 është telefon i mençur i bazuar në sistemin operativ Symbian, derisa është i pajisur me tastierë të plotë QWERTY e cila me rrëshqitje tërhiqet anash. Kur nuk është i hapur, telefoni duket si secili celular i dizajnit klasik. Mundësitë e tij komunikuese të gjeneratës së tretë janë plotësuar me adapterin WiFi dhe pranuesin A-GPS. Çmimi i tij i rekomanduar është 280 euro para se t’i shtohen tatimet, derisa koha e daljes së tij në treg është tremujori i tretë i këtij viti.

Samsung S5230 – celular super i hollë

Kompania e Koresë Jugore Samsung ka paraqitur një telefon super të hollë prej gjithsej 11.9 milimetrash.
Samsung S5230 përmban edhe shumë gjëra tjera si: fotoaparat prej 3 megapiksela (me opsion për video incizim) dhe ekran të ndjeshëm në prekje WQVGA prej tre inç - 240 x 400 piksela.
Teknologjia speciale TouchWiz, e cila është vepër e kompanisë Samsung, mundëson manipulimin e lehtë me mundësitë e tij dhe ekranin fillestar, i cili edhe ashtu është shumë i lehtë për navigim.
Nga funksionet tjera vlen të veçohen shërbimet Google Search e Google Gmail, mbështetja për Bluetooth 2.1, mbështetja për GSM (850/900/1800/1900MHz) si dhe qasja për kartelat microSD.
Tani për tani nuk ka të dhëna për çmimin, por dihet se Samsung S5230 do të paraqitet në treg gjatë muajit prill të këtij viti.

Gresso Lady Diamond,telefon per zonja te pasura

Njerëzit nga kompania Gresso padyshim që jetojnë në një botë tjetër, për shkak se prodhimi i saj është ende i bazuar në telefona të shtrenjtë dhe luksoz, ndërsa shumica e njerëzve në planetin shtrëngojnë rripin e tyre për shkak të krizës ekonomike globale.
Në linjën më të fundit, kompania Gresso ka lansuar është Lady Diamond, i cili me sa duket është i projektuar ekskluzivisht vetëm për zonjat. Dhe për një zonjë të tillë e cila mund të ndajë 5500 dollarë për blerjen e këtij telefoni (me kusht që ato nuk kanë një zotëri prapra, pos veten e tyre për blerjen e telefonit).
Kur jemi tek pamja e telefonit, Lady Diamond është ndërtuar me qeramikë të lartë, të purpurtë në ngjyrën Magnet Diamond, i pajisur me 18 karat ari, dhe ka katër dijamantë të bardhë në tastierat e navigimit.
Pas të gjitha gjërave që u thanë më lart, specifikat e telefonit bien disi në plan të dytë, mirëpo është e rëndësishme të përmendet se telefoni ka kamerë me dy megapixel, 2GB memorie të brendshme, GSM / GPRS dhe Bluetooth lidhje, dhe funksionon me sistemin operativ Windows Mobile 6,0 Standard

G3WP – Ben qudi edhe nen uj!

Për të dëshmuar se kualiteti i fotografisë nuk varet vetëm nga madhësia e aparatit, kompania GE ka prezantuar aparatin/kamerën e saj më të re, G3WP.
Kjo pajisje prej 12.2 mega-pikselave, e ka edhe mbrojtjen nga uji dhe i njëjti mund të përdoret edhe në thellësitë nënujore, madje edhe në 10 metra thellësi. Posedon zumin optik 4X, si dh opsionet AutoScene detektorë, dhe Pan-Capture Panorama. Opsioni i parë automatik formon edhe lëvizjet në kamerë për çdo incizim individual, derisa opsioni i dytë krijon fotografi panoramë, me lëvizje të ngadaltë kah skena.
Shikimi i fotografive para edhe gjatë incizimit bëhet në një LCD ekran prej 2.7 inç. Ky displej posedon edhe sensorin ambiental i cili e kontrollon ndriçimin nga pas.
GE G3WP mbështet standardet ISO 3200, ndërsa për momentin nuk ka ndonjë informatë të saktë se kur do ta kemi në treg, dhe se me çfarë çmimi

Asus – ekrane pa tela dhe ekonomik

Nga shumë ekrane të cilat janë aktualisht në dispozicion veçohen ata nga kompania Asus me teknologji të lidhjes pa tela me kompjuter dhe modelet efikase nga pikëpamje e shpenzimit të energjisë elektrike.
Shumica e periferaleve kompjuterike sot mund të përmbajnë teknologjinë pa tela (wireless), pos ekraneve. Mirëpo, Asus ka paraqitur, siç thonë ata, ekranin e parë në botë i cili paraqet fotografinë me anë të lidhjes pa tela.
Wireless LCD Monitor i përket linjës EzLink Series, e me kompjuter komunikon me anë të Wireless Host Controller Interface (WHCI) apo Wireless USB Host Wire Adapter (HWA). Fotografia gjoja shfaqet pa asnjë degradim të kualitetit në krahasim me ekranet klasike “me tela”.
Gjithashtu, janë paraqitur edhe modelet e pranueshme nga pikëpamja ekologjike dhe e shpenzimit të efektshëm të rrymës – VH192C me diagonale prej 18.5 inçësh dhe VH196 me diagonale prej 19 inçësh. Me shfrytëzimin e dy llambave në shpenzim kursehen deri në 20 për qind në krahasim me ekranet konvencionale.
Asus nuk i ka bërë publike detajet për çmimet dhe datat e paraqitjes së tyre në treg.

USB memorie me antivirus të integruar

Buffalo ka përgatitur memoriet USB të dhënat e të cilave i mbrojnë me ekriptimin 256-bitësh, derisa vijnë me antivirus të integruar.
Memoriet USB të fundit nga kompania Buffalo do tu pëlqejnë të gjithëve për të cilët siguria e të dhënave ka rëndësi. Të pajisura me enkriptimin 256-bitësh dhe softuerin antivirus nga Trend Micro memoria do t’i skanojë të dhënat në kohë reale.
Memoria bart shenjën RUF2-HSCL-U, e do të vjen me kapacitete prej dy, katër apo tetë gigabajt. Pesha e kësaj memorie është 12 gramë.
Në tregun amerikan memoriet e sigurta nga Buffalo do të duhej të paraqiteshin në mesin e këtij muaji me çmim prej 55, 75, 130 i 185 dollarë, me radhë për modelet prej një, dy, katër e tetë gigabajt.

Tablet PC - Samsung Q1EX-71G

Samsung ka filluar shitjen kompjuterit tablet me emrin Q1EX-71G, të cilin do të duhej ta merrnin parasysh të gjithë ata të cilët kanë nevojë për një lloj të këtillë të kompjuterit.
Sa për fillim, në të gjendet ekrani shtatë inçësh i ndjeshëm në prekje me rezolucion 1024 x 600 piksela. Specifikat harduerike janë solide për një kompjuter të dimensioneve të këtilla – këtu gjendet procesori VIA Nano ULV U2500 me takt punues 1.2 GHz, 2 gigabajt DDR2 memorie (667 MHz) si dhe disku prej 60-gigabajtësh.

Kompjuteri posedon rrjetën pa tela 802.11 b/g dhe Bluetooth 2.0, derisa bateria standarde me katër qeli ofron deri në 4.5 orë punë pa ndërprerje. Blerësit po ashtu mund të blejnë baterinë me autonomi punuese prej 8.5 sati.
Sistemi operativ i tij është Windows XP Tablet Edition, derisa çmimi 750 dollarë.

Shtyhet paraqitja e celularit Palm Pre?

Janë paraqitur thashethemet se pajisja Palm Pre është shtyrë përbrenda kompanisë, që do të mund të ndikojë në datën e paraqitjes së këtij telefoni të mençur.
Sipas raportimeve të portalit TinyComb, Palm brenda kompanisë ka shtyrë paraqitjen e telefonit Pre. Burim i thashethemeve gjoja është një i punësuar i kompanisë Pal, e nëse kjo do të reflektohet në datën e lansimit të këtij celulari të shumëpritur ende mbetet e panjohur. Ishte paraparë që Pre të paraqitet në mesin e këtij muaji, gjë që do të jetë shumë e vështirë nëse informacionet e fundit dëshmohen të janë të sakta.
Gjatë paraqitjes së parë të këtij celulari Palm kishte deklaruar se ai do të del në treg në pjesën e parë të këtij viti. Është interesante se në të gjitha paraqitjet e tij gazetarët nuk e kanë pasur rastin ta përdorin pajisjen me duart e tyre. Në vend të kësaj, mundësitë e celularit dhe sistemit të tij operativ i kanë demonstruar të punësuarit e kompanisë që është sinjal i mundshëm se ai ka qenë (është) në fazën e hershme të zhvillimit të tij.
Palm ka refuzuar të komentojë thashethemet dhe e vetmja gjë që porosisin është se zhvillimi i celularit po ecën sipas planit.
Ndryshe, Palm Pre është një telefon i mençur (smartphone) rrëshqitës i pajisur me ekran prej 3.1 inçësh të ndjeshëm në prekje (320 x 480 pikselsa), me tastierë të plotë, kamerë prej tri megapikselash, 8GB hapësirë të dhënave, mbështetje për MMS, konektorin prej 3.5 milimetrash për dëgjuese, Bluetooth, GPS, mbështetje për HSDPA, qasje microUSB, sensor i cili e ndal dritën e pajisjes kur ta mbështetni për veshi dhe sensora tjerë të cilët rrisin ndriçimin e pajisjes së ekranit në kushtet e ndriçimit të dobët, mundësi multimediale dhe shumë shtojca tjera interesante.

Windows 7 mundet pa Internet Explorer?

Testet më të fundit të Windows 7 gjoja kanë mundësinë e shkyçjes së Internet Explorer 8 me anë të kornizës së dialogëve Windows Features.
Sipas pohimeve të testuesve të cilët i kanë përdorur versionet eksperimentale të Windows 7, siç është ai 7048, Internet Explorer i është shtuar funksioneve të shumta të Windows të cilat mund të shkyçen me anë të dialogut Windows Features. I njëjti dialog ekziston në versionin eksperimental publik të Windows 7, mirëpo Internet Explorer nuk është në listën e funksioneve.
Supozohet se falë kësaj mundësie Microsoft dëshiron të përmbushë kërkesat e Komisionit Evropian i cili kërkon mundësinë e shitjes së sistemeve operative Windows pa Internet Explorer të integruar në to.

Automjet i bazuar në kod të hapur

Një nga konceptet më interesante të paraqitura në panairin e automjeteve në Gjenevë, nga pikëpamja teknologjike, është koncepti i automjeteve EDAG softueri i të cilëve është i bazuar në kodin e hapur.
Secili automjet në ditët e sotme, pos harduerit, ka edhe një masë të madhe të softuerit i cili udhëzon elektronikën çfarë të bëj. Mirëpo, kjo është hera e parë që shohim një automjet teknologjitë e të cilit janë të kodit të hapur, që do të thotë se programuesit dhe ekspertët tjerë (duke respektuar licencat përkatëse) mund të ndryshojnë apo kontribuojnë funksioneve të reja.
Mirëpo këtu nuk është fundi i inovacioneve të këtij koncepti të kompanisë EDAG.

Ndriçimi i brendshëm i automjet përdorë ekrane OLED, derisa një prej tyre gjendet në pjesën e prapme të automjetit i cili sipas nevojës mund të shfaqë fotografi e porosi; një shembull i një përdorimi të tillë është lajmërimi se automjeti është prishur.

Në fund, nuk duhet të përmendet se automjeti është elektrik dhe e vë në funksion bateria litium-jon. Për fat të keq, jemi bukur të sigurt se diçka të këtillë nuk do të shohim në treg edhe disa vjet.

60% e popullatës së botës posedojnë celularë

Përdorimi i telefonave celularë është rritur dukshëm gjatë shtatë viteve të fundit, derisa numri i parapaguesve në botë ka kërcyer nga një miliard në vitin 2002 në 4.1 miliardë në fund të vitit të kaluar, thuhet në një raport të lëshuar nga Kombet e Bashkuara.
Vala befasuese e përdorimit të telefonave celularë është shënuar në shtetet në zhvillim, ku tani celularët janë pajisje më të adhuruara në mesin e botës së varfër. Në Afrikë, për shembull, 28 për qind e popullatës aktualisht posedojnë celularë, derisa para nëntë vitesh kjo shifër ka qenë vetëm dy për qind. Në anën tjetër, shtetet në zhvillim përbëjnë madje dy të tretat e përdoruesve të telefonave celularë.
Besohet se arsyeja kryesore e blerjes së madhe të celularëve është paraqitja e shërbimit për transferim të parave i cili u mundëson njerëzve që pa shkuar në bankë t’i dërgojnë dikujt para me anë të porosive SMS.
Në raportin e organizatës së Kombeve të Bashkuara po ashtu theksohet se përdorimi i internetit është dyfishuar, derisa të dhënat e fundit flasin se një nga pesë përdorues apo 23 për qind e popullatës së botës kanë qasje në internet. Megjithatë, vendet e varfra edhe më tutje mbesin prapa kur interneti është në pyetje.
Suedia është shteti më i avancuar kur bëhet fjalë për përdorimin e teknologjive komunikuese dhe të informacionit. Pasojnë Koreja e Jugut, Danimarka, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania dhe Japonia.
Në Birmani është shënuar trendi më i madh i rritjes së përdorimit të internetit. Megjithatë, qeveria ushtarake e Birmanisë ka ndaluar përdorimin e internetit të cilin shpesh e përdorin grupet disidente, derisa blogerët i ka dërguar në burg.
Në anën tjetër, e ashtuquajtura “ndarja digjitale” në mes të varfërve dhe të pasurve ka mbetur e pandryshuar në periudhën prej vitit 2002 deri në 2007.
Ekspertët e KB-së parashohin se recesioni global do të ndikojë edhe në zhvillimin e teknologjive telekomunikuese në mbarë botën.

BlackBerry bëhet me dyqan të vet online aplikacionesh

Qysh në muajin janar kompania RIM ua ka hapur dyert e veta programuesve zhvillues të cilët dëshirojnë të përpunojnë aplikacione për BlackBerry. Tani dyqani online bëhet edhe me emërtimin e vet zyrtar - BlackBerry App World.
Sikur që kanë bërë edhe lojtarët tjerë në këtë pjesë të industrisë si Apple e Google, kështu edhe RIM ka vendosur të hap dyert e veta për programuesit të cilët dëshirojnë të përpunojnë aplikacione për pajisjet BlackBerry.
Tani, pasi që është përcaktuar edhe emërtimi zyrtar BlackBerry App World, ky shërbim është i gatshëm për punë dhe do të duhej që, sipas paralajmërimeve, të realizohet gjatë këtij muaji.
Pronarët aktual të pajisjeve BlackBerry do të munden që në to të shkarkojnë aplikacionin për qasje në BlackBerry App World, derisa pajisjet e ardhshme do të shiten automatikisht me të. RIM planifikon të paraqes edhe versionin e shërbimit BlackBerry App World për desktopë, mirëpo tani për tani do të ofrojë vetëm atë për pajisjet mobile.
Data e saktë e fillimit të punës se BlackBerry App World do të bëhet publike .

Laptop me dy ekrane

Një nga kuriozitetet të cilat do t’i shohim këtë vit në panairin CeBIT është edhe kompjuteri i kompanisë Asus me dy ekrane identike.
Bëhet fjalë vetëm për një koncept, i cili edhe një kohë (e ndoshta edhe kurrë) nuk do të paraqitet në shitje. Ideja është që një ekran të mund të përdoret me anë të tastierës virtuale, mirëpo sipas nevojës të dy ekranet mund të marrin përsipër paraqitjen e pamjes.
Sistemi operativ i cili e fut në funksion këtë pajisje është Windows 7, e tastiera virtuale duket bukur e përdorshme, edhe pse askush deri më tani, në fakt, nuk e ka pasur rastin ta shoh se si punon në praktikë.

My Logo
  • Kalendari
    «  November 2024  »
    SuMoTuWeThFrSa
         12
    3456789
    10111213141516
    17181920212223
    24252627282930
    Statistika
    Entries archive
    Copyright MyCorp © 2024
    Hosted by uCoz