gяαηιтι Thursday, 21 Nov 2024, 06:05:06
www.granitii.tk
Prej tani mund të na vizitoni në websitin e ri :
www.drenasichat.tk
Ju MirëPresim








Edona me këngë të re

Ka kohë qysh kur ajo nuk është paraqitur m ndonjë projekt të ri muzikor. Është tashmë koha e saj dhe, siç mësohet, ajo është duke punuar rreth një kënge të re me videoklip, që do ta publikojë shumë shpejt. Edona është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës muzikore shqiptare. Angazhimi i saj kohët e fundit është i ndarë mes koncerteve dhe studimeve që po bën në një nga universitet private.


Liridona Miftari shpallet Miss Shqiptarja në Evropë

Bukuroshja Liridona Miftari ka triumfuar në spektaklin e bukurisë "Miss Shqiptarja në Evropë 2009", i cili mbahet në Zvicër, njofton e përditshmja "Zëri". Liridona, e cila është nga Gadimja ndërsa jeton në Zvicër, është shpallur fituese në konkurrencën e ngushtë prej 14 vajzave shqiptare, të cilat jetojnë në vende të ndryshme të Evropës. “Edhe ky titull bukurie është në vazhdimësi të shumë titujve të cilët i kam fituar deri më tani në rangje të ndryshme. Pra, unë jam përkushtuar në këtë fushë, por duke mos i lënë anash as sfilatat e modës dhe top modelet”, është shprehur “Miss Shqiptarja në Evropë”.


DJ Blunt konfirmon bashkëpunimin me Zanfinën

Trendi i bashkëpunimeve në mes të hip-hop artistëve dhe pop këngëtarëve po vazhdon. Kësaj radhe DJ Blunt dhe Real 1 kanë nisur bisedimet për realizimin e një singëlli të përbashkët me këngëtaren Zanfina Ismajli. DJ Blunt nëpërmjet telefonit për emisionin “Express Live”, ka konfirmuar lajmin se kanë nisur bisedimet me Zanfinën për një bashkëpunim të tillë. Madje, ai ka zbuluar se takimi ka qenë i rastësishëm në një fitnes studio të Prishtinës, të cilën që të dy artistët e frekuentojnë shpesh. “Singëlli do të publikohet gjatë sezonin të verës dhe do të shoqërohet me një videoklip mjaft provokues”, ka thënë DJ Blunt.


Të enjëten promovon albumin e parë!

Këngëtari dhe kompozitori i ri, Korab Shaqiri, i cili shumë shpejt ka rrëmbyer zemrat e fansave të muzikës shqipe, ka bërë të ditur se të enjten do të promovojë albumin e parë të tij, i cili do të ketë edhe një video-klip. Korabi tha se albumin e tij do ta promovojë të enjten në ora 20.00 në Hotel “Viktoria” dhe janë të ftuar të gjithë ata që e duan. Po ashtu, Korabi njoftoi se këtij albumi do t’ia bashkëngjisë edhe video-klipin e këngës ”Të kamë gjetur”, këngë e parë në album, titull ky që ka edhe vetë albumi. Vide-klipi i ri është realizuar nga shtëpia filmike “VideoArt”. Albumi do t’i ketë tetë këngë të zhanreve të ndryshme. Në album gjashtë tekste i ka shkruar babi i Korabit,Ilir Sahqiri, një tekst Ilir Kabashi dhe një tekst është i Korabit. Disa nga orkestrimet e këngëve i ka bërë Xhevdet Gashi. Disa i ka bërë Korabi, kurse gati në të gjitha këngët muzika është e Korabit në përjashtim të një balade, ku muzika është e Ilirit. Po ashtu, edhe te kënga “Banesa e vogël”, muzikën e kanë bërë Korabi bashkë me Xhevdet Gashi


Elvana ndahet nga i dashuri

Këngëtarja Elvana Gjata është ndarë nga Gerti, i dashuri i saj, për shkak të një puthjeje spontane me një model. Sipas thashethemeve, thuhet se gjithçka ka nisur nga një deklaratë e Arjonit, modelit dhe stilistit për puthjen me këngëtaren, ndërsa i dashuri i saj nuk e ka pasur të vështirë të bënte lidhjen. Elvana Gjata preferon si stiliste të saj Jona Muçon, të ëmën e Arjonit. Përgjatë verës së shkuar, për shkak të miqësisë ata kanë dalë bashkë, ku duket se kanë shkëmbyer edhe ndonjë puthje spontane. Me sa duket, i dashuri i saj ka pasur dyshim për marrëdhënien e Elvanës dhe Arjonit, por çdo gjë i është veshur fantazisë së tij. Pas deklaratës së Arjonit për një puthje me këngëtaren e suksesshme, skema është zbuluar. Thuhet që ky është motivi që Elvana rrezikon të humbë përfundimisht të dashurin e saj prej 5 vjetësh. Në fakt thashethemet për lidhjen në krizë të Elvanës kanë nisur të qarkullojnë këto ditë në shumë ambiente këngëtarësh, por edhe fansash të saj, ku flitet se Elvana me Gertin janë ndarë. Për Gertin, edhe pse me të cilin ka pasur një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar, Elvana nuk ka dashur kurrë të flasë, duke lënë gjithmonë pyetjen që i është bërë, pa përgjigje. Madje shpeshherë ajo e ka mohuar duke thënë se është vetëm dhe pa të dashur.


Së shpejti befasia e Sonit

Këngëtarja Soni Malaj ka njoftuar se klipi i këngës së saj mjaft të suksesshme "Shpirti binjak" është afër finalizimit dhe së shpejti do të jetë para adhuruesve të saj, derisa portretin e mashkullit në klip e paraqet aktori nga Tetova, Blerim Destani. “Tashmë klipi ka përfunduar xhirimet dhe për pak do të jetë gati”, është cituar Soni nga ‘Bluetooth’ duke shtuar se edhe ky klip është realizim i regjisorit maqedonas Alexander. “Është një klip që ka dashur shumë punë. Personazhi i mashkullit nuk është thjesht një figurant, por bëhet fjalë për aktorin e mirënjohur Blerim Destani. Të dy rolet, si për mua si për atë janë të rëndësishëm. Donim që puna të bëhej mirë dhe ngadalë, për të nxjerrë diçka vërtet të veçantë. Xhirimet kishin brenda aktrim emocional dhe interpretim nga ana e të dyve. Dua t’i dhuroj publikut një klip me histori të bukur. Skenari ishte ai që na mori më tepër kohë, derisa u zgjodh alternativa më e mirë”, ka thënë këngëtarja.


Genci në PDK

Edhe një këngëtar tjetër bëhet anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, është fjala për këngëtari Genc Prelvukaj, i cili me rastin e inkuadrimit në këtë parti tha se bashkimi me PDK-në është një emocion dhe posa ka dëgjuar për fushatën pa ngurruar ka vendosur t’i bashkohet ndryshimeve që po bëhen. ”Është një emocion i veçanet, bashkimin e Partisë Demokratike të Kosovës si partia më e madhe në vend.Unë edhe më herët kam qenë i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës por kur kamë dëgjua për fushatën, kamë vendos definitivisht me iu bashku,me qenë pjesë e së ardhmes”,tha Prelvukaj


Me 28 Maj,koncert ne Dubai!



Pop-stari nga Barbadosi, Rihanna i është kthyer punës pas incidentit të dy muajve më parë me të dashurin Chris Brown.
Këngëtarja 21 vjeçare do të zhvillojë një koncert në Dubai, më 28 maj, ndërkohë që ditëve të ardhshme të dalin në shitje 25 mijë bileta.
Zakonisht, për koncerte të tilla krijohet një skenë e veçantë në shkretëtirë.
Rihanna u ka dërguar organizatorëve të koncertit një dokument me 38 faqe, ku ka paraqitur kërkesat e saj, mes të cilave janë sapuni antibakterial dhe limonët.


Blero përuron remixin e këngës “La vida loca”


Të enjten në mbrëmje në mesin e shumë miqve dhe mysafirëve të tjerë të ftuar, këngëtari Blero ka përuruar versionin më të ri të këngës “La vida locca”. Gjithashtu ai ka përuruar edhe videoklipin e këngës, i cili dallon shumë nga versioni i parë dhe dominojnë skenat bardh e zi. Kjo këngë është publikuar kohë më parë, një bashkëpunim i tij me reperin F-Kay dhe me Dafina Zeqirin. Ndërkaq, në videoklipin e remiksit mungon Dafina dhe janë të pranishëm Skills, K-OS, MC Kreshta dhe Lirical Son.


Ryva Kajtazi:Me këngë dhe videoklip të ri !


Këngëtarja dhe aktorja Ryva Kajtazi ka promovuar këngën “Nëpër shtratin tënd”, të cilës ia ka bashkangjitur edhe video-klipin.
Kënga është kompozuar nga Armend Rexhepagiqi, orkestruar nga Florent Boshnjaku, ndërsa teksti është shkruar nga Aida Baraku.
Videoklipi është punuar nga produksioni “Video Art” nga Gjilani.Me poshte keni videon.


Genta duet me Cüneyt Cakim?



Ka kohë që flitet për provën që këngëtarja Genta Ismajli po bën për të depërtuar në tregun e muzikës në Turqi. Është një këngëtar turk me banim në Zvicër, emri i të cilit është Cüneyt Cakim, gjithsesi i panjohur për publikun shqiptar, ai me të cilin Genta do të bëjë duet këtë verë për t’u bërë e famshme edhe në Turqi. Këtë radhë në një intervistë për “Panoramaplus” për këtë bashkëpunim flet jo Genta, por këngëtari turk, Cüneyt Cakim, i cili është mjaft i famshëm tashmë në vendin e tij, sidomos pas publikimit të albumit të tij të parë në 2007. Po si e ka njohur ai Gentën? “Nga një mik i përbashkët. Unë dhe Genta ishim disa javë në kontakt, para se të takoheshim në Zurich. Në verë të këtij viti, Genta do të vizitojë Stambollin dhe ne kemi në plan të bëjmë disa këngë së bashku, të cilat jam i bindur që do të bëhen hite. Genta do të kthehet nga Stambolli me shumë surpriza për adhuruesit e saj. Po ashtu edhe në Turqi, Genta do të arrijë të zgjerojë numrin e fansave të saj”, shprehet ai. Edhe pse akoma nuk e di se kur do të realizohet kënga, për një gjë është i sigurt qysh tani, se kënga do t’u pëlqejë simpatizuesve. Kënga do të realizohet edhe në versionin në gjuhën shqipe dhe gjithashtu do të filmohet në videoklip, i cili me siguri që do të kushtojë shumë, marrë parasysh që një klip i mëhershëm i këngëtares Nexhmije Pagarusha ka kushtuar 100 mijë euro. Ndërkaq Cüneyt Cakimi e këshillon publikun shqiptar me këto fjalë: “Të jeni gati, gati të hapin veshët dhe zemrat, sepse së shpejti unë do t’ju ofroj atyre muzikën time”.


Kosova fiton vendin e shtatë në Top Model of the World!



Përfaqësuesja e Kosovës në Top Model of the World, Elza Marku, prezantoi Kosovën denjësisht me një sukses të lartë, duke arritur të hyjë në Top 15, e renditur e 7 (shtata) bazuar në votat e jurisë, gjatë finales së spektaklit, mbajtur në Berlin më 4 prill 2009.
Në finalen e Top Model of the World, Elza Marku është prezantuar mes 65 shteteve të tjera, me tri lloj veshjesh, ndër to edhe me fustan solemn, të përgatitur nga shtëpia e modës “Menakon”.
Fituese e titullit Top Model of the World ishte përfaqësuesja nga Brazili, ndërkaq shoqëruesja e parë ishte SHBA dhe e dyta Bullgaria.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë eveniment ndërkombëtar është mundësuar për herë të tretë nga “Agnesa Vuthaj Association”, ndërkaq këtë radhë është përkrahur financiarisht nga Play 4 Win





“Kur u ndame”, me e votuara ne “Top Fest 6”



Kënga “Kur u ndamë”, duet i Gilit dhe Enis Potokut konsiderohet si favorite për ta fituar edicionin e gjashtë të festivalit “Top Fest” në Tiranë, në kategorinë “Best Sound”.
Ajo për disa muaj u bë kënga më e klikuar në internet. Gili është shumë e lumtur për këtë dhe thotë se kjo është gjëja më e mirë për një këngëtar.
Kjo këngë po ashtu për një kohë të shkurtër është dëgjuar nga 454.443 adhurues, duke e renditur në vendin e parë.
Për lajmin se kënga është shumë e votuar, e dëgjuar dhe komentuar në internet, këngëtarja Gili shprehet se është shumë e lumtur që kënga e saj ka bërë “bum në dëgjueshmëri”.
“Kënga është pëlqyer shumë sidomos në Kosovë dhe diasporë, të cilët kanë mundësi të përcjellin nëpërmjet faqes së internetit, votohet, por edhe komentet janë shumë të mira”, tha Gili, duke shtuar se për një këngëtar gjëja më e mirë është kjo, e tash çka vendos juria.
Gili tha se është shumë e lumtur që nuk është e nominuar në ndonjë kategori tjetër, por pikërisht për këngën.
Ndërkohë që preferencën e adhuruesve e kanë vërejtur edhe vetë konkurrentët e tjerë, pasi që reagimi i publikut është shumë më ndryshe kur shfaqet kjo këngë.
Edhe pse “Top Fest” konsiderohet si festival i të rinjve, Gili dhe Enis Potoku, përkundër viteve të kaluara në skenë, nuk do të largohen pa ndonjë çmim.
Çmimet e "Top fest" do të ndahen më 10 prill.

Versioni i ri i "La Vida Loca"pa Dafinen



Kompania e prodhimit të videove “Pixels” është duke e punuar videon e re të remix-it të këngës “La Vida Loca”, version ky në të cilën pritet që mos të merr pjesë këngëtarja Dafina Zeqiri për shkak të një mosmarrëveshje me këngëtarin Blero.
Në versionin e ri të këngës pritet që të këndojnë reperët kosovarë Blero, Skillz, Kaos, MC Kresha, Lyrical dhe Son F-Kay

"Rroftë shqipja dhe vatani"



Këngëtarja Rovena Stefa ka promovuar këngën e saj më të re ”Rroftë shqipja dhe vatani”, e cila është një këngë patriotike që i kushtohet të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Kësaj kënge Rovena së shpejti do të ia bëjë edhe video-klipin, në të cilin do të përfshihen shumë njerëz.
Rovena tha se kënga ”Rroftë shqipja dhe vatani” është një këngë patriotike që i kushtohet të gjithë shqiptareve kudo që jetojnë.
Ajo paralajmërojë se së shpejti me ekipin e “Top Channel” do ta realizojë videoklipin, i cili do të jetë masiv, me shumë njerëz dhe shumë pamje nga e kaluara e shqiptarëve.
“Është një këngë me nota të Shqipërisë së jugut, një këngë që e kam shumë për zemër”, tha Rovena.
Muzikën e këngës “Rroftë shqipja dhe vatani” e ka kompozuar Rovena, orkestruar nga Adrian Hila dhe tekstin e ka shkruar Arben Duka.

Publikohen fotot e nxehta të Gentes

Pranvera sivjet e cila si duket do të jetë akoma e ftohtë, sol li risi të shumta nga Genta. Fotot e realizuara së fundi nga ajo flasin qartë se vërtetë do të jetë nxehtë. Genta Ismajli ka publikuar videoklipin e baladës “E pamundur”, premiera e të cilit u dha në RTV21. Është balada e saj e parë e realizuar me videoklip. Ilir Berani është autor i këngës, ndërkaq regjinë e ka bërë Arta Kallaba. Pamjet e videoklipit korrespondojnë shumë me tekstin, i cili flet për një tradhti të djalit që i bën vajzës, dhe këtë Genta nuk mund ta besojë dot. Videoklipi nis me pamje nga filmi me Riçard Girin dhe Xhulia Roberts. Vetë Genta është protagoniste, e cila aktron në krah me një djalosh. Ndonëse balada nuk është në stilin e saj, pasi atë e shohim çdoherë shumë atraktive në skenë, me këngë çdoherë ritmike, por në këtë rast ajo është kënaqur pasi i është dhënë mundësia të aktrojë. ”Baladën e ndjej me shpirt dhe më ka ndodhur që të qaj tri apo katër herë kur e kam kënduar nëpër koncerte”, është shprehur ajo. Sepse, sado që duket se është një karakter e fortë dhe e pathyeshme, ajo pranon se është tip i ndjeshëm, e butë dhe e prekshme. “Jam temperamente, reagoj shumë shpejt, por jam e kthyeshme. Ndoshta reflektoj shumë agresivitet, por e kam shpirtin shumë të butë”, ka theksuar këngëtarja në emisionin “Relax”. Ndërkaq, është shumë e hareshme, sidomos me njerëzit familjarë dhe shoqërinë. “Kam shumë dëshirë që njerëzit e mi t’i shoh të lumtur, kështu që shpesh i bëj për të qeshur”, tregon ajo. Kur dikujt ia lë përgjegjësinë e të bërit tekst apo regji, ajo i beson plotësisht dhe nuk dëshiron të përzihet. Ndërkohë që tashmë është duke punuar rreth një kënge të re, e cila padyshim do të jetë ritmike. Në fillimet e pranverës do të vijë me videoklipin e ri.

Pos muzikës thotë se nuk ka kohë të merret shumë me gjëra të tjera. I pëlqen që atë kohë të lirë që e ka të shkojë për ‘boulling’ apo të luajë kik-boks. Tashmë është 24 vjeçe dhe ka mjaft kohë për të bërë gjëra të tjera të bukura, shumë këngë dhe videoklipe. Më 12 prill Genta mbush 25 vjeç.

ValaMala i shpetoh rrahjes falë policis !!

Udhëheqësi i programit humoristik “Përrallë me Tupan”, Valon Maloku i ka shumë borxh Policisë së Kosovës, e cila e ka shpëtuar atë nga një rrahje “serioze” prej një grupi të rinjsh, të cilët i kishte fyer dhe ofenduar në ambientet e lokalit “Grand Store”, në dalje të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.00 pas mesnatës, kur Valoni ishte në këtë lokal bashkë me bashkëshorten e tij. Ai kishte filluar të pinte birrë dhe pas një kohe posa në atë lokal erdhi një grup të rinjsh, filloi t’i shante dhe ofendonte ata.
Grupi i të rinjve pas lutjeve për të mos fyer, kanë mësyrë që ta rrahin Valonin, i cili pothuajse ishte i dehur nga alkooli.
Në atë moment gruaja e tij me të dy duart ia ka mbyllur gojën Valonit, duke u munduar të mos e lejojë të fyejë. Fatmirësisht, Valoni shpëtoi pasi që në këtë rast kanë ndërhyrë katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët rastësisht hynë në lokal dhe ndaluan grupin e të rinjve që ta rrihnin Valonin.
Situata është qetësuar pasi policia nxori jashtë lokalit Valonin dhe bashkëshorten e tij.

Mes Beyonces dhe Rihanna's !

Çfarë mund të kenë të përbashkëta Beyonce dhe Rihanna? Në dukje asgjë por mund t’iu themi se Çiljeta arrin të sjellë të mesmen e artë të këtyre dy imazheve me famë botërore. Këtë herë ka vendosur të bëjë diçka vërtet ndryshe. Do e shohim si rrallë herë qoftë në look dhe qoftë në performim apo stilin muzikor.
Çiljeta së fundmi po përgatit këngën e saj më të re dhe xhirimet e klipit po i realizon në Kosovë. Bëhet fjalë për një këngë R&B që Çiljeta thotë se do i ngjajë stilit të Beyonces dhe look-ut të Rihanna's. Do të bëhet Çiljeta sërish brune? Jo. Stilin e flokëve ‘alla’ Rihanna, (së fundmi të imituar nga shumë artistë shqiptarë e të huaj) këngëtarja do e realizojë më së miri, por do i qëndrojë besnike ngjyrës së verdhë.

Lori:Ne prill albumi 'DUA'

Këngëtarja durrsake Lori, sapo ka konkurruar në “Top fest 6” me një këngë të realizuar nga Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku, ndërkohë që është duke punuar për albumin e radhës me titullin “Dua”, i cili pritet të publikohet në muajin prill.
Rreth këngës konkurruese në “Top fest 6”ajo ka than për media se është përpiqur më veshje por edhe me muzikën t’i afrohej natyrës se festivalit modern.
Prej 5 vitesh Lori jeton mes Prishtinës dhe Milanos, dhe pothuaj gjithë koha i kalon në udhëtim, megjithatë ende është vetëm dhe thotë se ndoshta nuk ka gjetur personin që e kupton, pasi dihet që jeta e saj është gjithnjë në lëvizje për shkak të koncerteve dhe si duket nuk mund të pranohet nga të gjithë.

Mirsa Kerceli Prap Me Nje Duet Te Ri!

Kengetarja Mirsa Kerceli sapo ka perfunduar duetin me Armend Shabanin. Ideja per kete bashkepunim u ka lindur spontanisht. “Armendi shume here ka kerkuar qe te bejme duet bashke, keshtu qe une e pranova ftesen dhe tani se shpejti do te lansohet kenga”, ka thene Mirsa. Ajo nuk terhiqet nga tematika e dashurise
Kengetarja Mirsa Kerceli vecohet per duetet me shume kengetare te estrades sone. Thuajse te gjitha duetet jane cilesuar si mjaft te suksesshme. Vlen te ceket dueti i fundit me Genc Prelvukajn, me kengen “Ata kane nevoje”, qe po mirepritet mjaft ne publik. Mirsa shume shpejt do te paraqitet edhe me nje duet te ri, kesaj radhe me nje kengetar te ri, Armend Shabanin, me te cilin ka qene bashke ne “Ethet e se premtes”.

Orinda dhe Rezi joshin me foto seksi

Është një foto seksi, me rroba banjo dhe që është publikuar këto ditë në faqet e internetit në facebook. Nuk bëhet fjalë thjesht për dy vajza të bukura, por edhe shumë të njohura, Orinda Hutën dhe Rezarta Shkurtën. Dy vajzat janë në rroba banjo, një foto që në fakt nuk i përshtatet stinës, pasi jemi në të dalë të dimrit, por gjithsesi jashtëzakonisht shumë e pëlqyer sidomos për fansat e tyre meshkuj.
Duket qartë se aty Rezi dhe Orinda kanë preferuar që të fotografohen teksa looku i tyre është shumë i ngjashëm me njëra-tjetrën. Që të dyja me flokë me onde ngjyrë mjalti, stil tipik plazhi, me një truk pothuajse të njëjtë dhe me rroba banjo me ngjyra të çelta. Rezultati? Të dyja duken si binjake. Rezi dhe Orinda përveçse janë këngëtare dhe kolege, thuhet se janë edhe shumë mikesha të mira.
Kjo vërtetohet edhe me faktin se në çdo festë ato i gjen gjithnjë pranë njëra-tjetrës. Një gjë tjetër që i bashkon është edhe fakti se të dyja janë në momente të mira të karrierës së tyre dhe në këtë rast nuk mund të bëhet fjalë për konkurrencë mes dy vajzave, pasi publiku i do dhe i kërkon në çdo koncert.

Bëhet xheloze për të fejuarin

E njohim si një ndër këngëtaret më seksi në estradë, ka një zë të mrekullueshëm dhe pëlqehet shumë nga publiku. Për momentin është njëra ndër këngëtaret më të angazhuara nëpër mbrëmje muzikore brenda Kosovës dhe në Europë së bashku me këngëtarët Sinan Vllasaliun, Ermal Fejzullahun dhe humoristët më të mirë në Kosovë për momentin, Stupcat. Nora bën muzikë komerciale që fansat e pëlqejnë, gjithashtu bën dridhje të trupit dhe hireve të saja femërore.
Duke pasur parasysh që rrjedh nga një familje e thjeshtë, nga babai Nezir Istrefi një prezentues televiziv shumë i njohur para lufte i cili ndërroi jetë në një aksident trafiku pas lufte, dhe e ëma Syzane Tahirsylaj gjithashtu një këngëtare tepër e njohur dhe e pëlqyer kurse tani punëtore në Radio Televizionin e Kosovës, Nora si duket nuk ka trashëguar ndonjë talent të veçantë nga prindërit. E fejuar tashmë prej një kohe të gjatë me instrumentistin Robert Berisha, me një ceremoni tepër të fshehtë nga mediat, gjithsesi nuk vonoi shumë që të bëhet publike. Roberti gjithashtu është duke punuar në hapjen e një studioje muzikore e cila do t’i hynte në punë edhe më shumë Norës. Kohët e fundit ajo po i këndon dashurisë problematike, duke transmetuar para dëgjuesve të saj pak edhe nga historia e saj personale.
Të njohurit tregojnë se ajo është shumë xheloze temë për të cilën flet edhe kënga e saj e fundit me titull "Vetëm mua". I fejuari i saj Roberti ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me këngëtaren Adelina Ismajli, me të cilën Nora është e lidhur edhe familjarisht. Roberti në shpinën e tij ka pasur të shkruar gjithë emrin Adelina, por është munduar që ta fshijë, kurse në gjoks në anën e zemrës si tatu mban shkronjën A. Nga burime të mirinformuara tregojnë që Nora Istrefi nuk është rehat në lidhjen e saj, pasi përveç që është e angazhuar shumë në muzikë i duhet që të ndjekë të dashurin, i cili thuhet se e tradhton. Së fundi, ajo është paraqitur në koncertin e grupit TBA, pati një reklamim tepër të madh në media, koncerti u mbajt në një nga sallat më të mëdha të Shkupit, por askush nuk e përmendi suksesin e këtij evenimenti.

Xhiron “Get Low” me yjet e Hollywood-it

Aktori shqiptar, Blerim Destani, i njohur për publikun në filmin “Koha e Kometës”, ka arritur që të marrë një rol në skenën hollivudiane. Bëhet fjalë pikërisht për filmin “Get Low”, i cili tashmë është në xhirim e sipër. Në këtë film, Destani do të luajë përkrah aktorëve më famë si, Sissy Spacek, Bill Murray, Lucas Black dhe Robert Duvall dhe do të jetë nën drejtimin e një emri të njohur, siç është regjisori Aaron Schneider, i cili tashmë është vlerësuar dhe me çmimin ‘Oskar’ për filmin “Two Soldiers”. Aktori shqiptar do të luajë personazhin e Gary-t, që është një rol mbështetës. Filmi është i bazuar në historinë e vërtetë të Felix Breazeale, i cili në vitin 1936 planifikoi funeralin e tij, ndërsa ende nuk kishte vdekur.

Elvana: Jam e dashuruar

Suplementi "Panorama Plus", njofton se këngëtarja Elvana Gjata ka zbuluar se është e dashuruar dhe e lumtur, duke mos zbuluar identitetin e të dashurit të saj.
Elvana, e cila së fundmi ka lansuar klipin e ri “Nuk jam më”, nuk ka pranuar asnjëherë të japë asnjë koment për jetën e saj private madje është irrituar shumë kur gazetarët kanë dashur të mësojnë më tepër mbi atë copëz aq të rëndësishme jete ku ajo nuk lë askënd të hyjë. Por si mund të evitohej ai detaj, aq më shumë që fansat e saj e duan edhe këtë informacion.
Natyrisht për djemtë që e pëlqejnë, i dashuri i saj konsiderohet si i lindur me këmishë pasi të fitosh zemrën e një vajze të bukur, një këngëtareje shumë të suksesshme edhe pse në moshë të re, është fat i madh.
Por, tani ajo nuk dëshiron të fshehë gjithçka, por e pranon se është e dashuruar dhe e lumtur. Madje është shumë e kënaqur që jo vetëm ata të dy, por edhe familjet e tyre janë të kënaqur për zgjedhjen që kanë bërë dy të rinjtë.
My Logo
  • Kalendari
    «  November 2024  »
    SuMoTuWeThFrSa
         12
    3456789
    10111213141516
    17181920212223
    24252627282930
    Statistika
    Entries archive
    Copyright MyCorp © 2024
    Hosted by uCoz